Tenori i njohur shqiptar, Ramë Lahaj, ka paralajmëruar koncert në Prishtinë.

Ai së fundmi përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur se do të mbajë një koncert në kryeqytet, por duke mos dhënë detaje më të hollësishme rreth tij.


"Së shpejti koncert në Prishtinë", ka shkruar Lahaj në llogarinë personale, Instagram.

67050842 2396453080589039 2872949795192832000 n Ramë Lahaj (Foto: Instagram/ramelahaj)

Tenori me famë ndërkombëtare ka numëruar suksese të shumta përgjatë këtyre viteve.

Ai po ashtu në 11 vjetorin e pavarësisë së Kosovës i ka kënduar ushtrisë së vendit, ndërsa publikoi këngën "Rrjedhë në këngë e ligjërime". /Telegrafi/