Ramazani nxjerr në pah solidarizimin e shqiptarëve në Maqedoni (Foto)

Në Maqedoni ka krizë ekonomike që nga pavarësia në vitin 1992 dhe kjo ka ndikuar shumë tek qytetarët e viseve shqiptare, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ramazani është muaji i sakrificës, pastrimit dhe ndihmës që duhet të ja bësh vëllaut që ka nevojë.
Për këtë në lagjen ''Xhon Kenedi'' në Shkup dhe ''lagjen e Trimave në Kumanovë'' nga shitoret lokale jepen bukë dhe kos për personat në nevojë.
''Buka dhe 1 kos gjatë muajit të Ramazanit për familjet skamnore gratis'' shkruan në njoftimin e shitores 'Lazi Market' në Lagjen e Trimave në Kumanovë.
''Kush nuk ka le të merr falas!!!'' thuhet në letrën e vënduar në një vitrinë buke në lagjen Xhon Kenedi në Shkup./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals









































