LAJMI I FUNDIT:

Ramadani: Më mirë pa marrëveshje me Serbinë, sesa të plotësohen kërkesat e Vuçiqit

Ramadani: Më mirë pa marrëveshje me Serbinë, sesa të plotësohen kërkesat e Vuçiqit

Zëvendësministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës, Burim Ramadani, ka thënë se më mirë është që Kosova të mos arrijë fare marrëveshje me Serbinë se sa të plotësojë kritere të Aleksandër Vuçiqit për vazhdimin e dialogut, siç është heqja e taksës për mallrat e Serbisë.

“Më mirë është mos ketë marrëveshje fare me Serbinë, sesa t’i plotësohen kërkesa ish-ministrit të Millosheviqit (Vuçiqit v.j.)”, ka thënë Ramadani në RTK3.

Ai ka thënë se nuk e beson që dëmtohen raportet me SHBA-në duke mos e hequr Kosova taksën.


“Unë nuk besoj në asnjë variant që raportet me SHBA-në janë episodike dhe mund të dëmtohen nga një vendim apo një tjetër”, është shprehur Ramadani.

Ai ka thënë se shpreson që do të kalojë situata e pasojave të taksës.

“Jemi të njoftuar për anulimin e tetë programeve për FSK-në. Dhe normalisht që nuk është lajm i mirë. Besoj që është diçka që kalon shumë shpejt”, ka theksuar Ramadani.

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Lajme
Qeveria merr vendimin, mbyllet platforma TikTok në Shqipëri

Qeveria merr vendimin, mbyllet platforma TikTok në Shqipëri

Lajme
Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë

Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë

Siguri
A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Lajme
​Shoqatat e dala nga lufta bëjnë homazhe në Prekaz, Jashari: Në qeveri ka njerëz anti-UÇK

​Shoqatat e dala nga lufta bëjnë homazhe në Prekaz, Jashari: Në qeveri ka njerëz anti-UÇK

Lajme
Osmani pritet nga Rifat Jashari në Kullën e Jasharajave: Mbesin dritë udhërrëfyese për ne

Osmani pritet nga Rifat Jashari në Kullën e Jasharajave: Mbesin dritë udhërrëfyese për ne

Lajme
Kalo në kategori