Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari, Ramiz Ramadani, në një konferencë për media të mbajtur sot, ka prezantuar punën dhe investimet që janë bërë për vitin 2015.
Me këtë rast drejtori Ramadani ka bërë të ditur se përfituesit e drejtpërdrejtë në subvencione, grante, mekanizim bujqësor, mbështetje me farë gruri, misri, pleh artificial, mbështetje tjetër në blegtori etj, janë rreth 3500 fermerë të ndryshëm dhe me një vlerë totale mbi 2.5 milionë euro.
“Nga Drejtoria e Bujqësisë janë ofruar shërbime, këshilla dhe trajnime për mbi 900 fermerë, që paraqet një angazhim maksimal të stafit tonë. Kjo normalisht që ndikon edhe në përmirësimin e mënyrës së punës, kujdesit ndaj prodhimeve bujqësore, por edhe ndikimit në rendimente më të mëdha”, tha ai.
Ai ka njoftuar se përfitues nga subvencionet dhe grandet e Ministrisë së Bujqësisë është një numër i konsiderueshëm i fermerëve gjilanas, e që vlera e përgjithshme kap shumë mbi 1.7 milion euro. “Nga subvencionet e Ministrisë së Bujqësisë këtë vit janë përfitues një numër i konsiderueshëm i fermërëve, që ka ndikuar edhe në rritjen e sipërfaqeve të mbjella me drithëra dhe shtimin e krerëve të lopëve qumështore dhe shoqërive të bletëve”, theksoi Ramadani.
“Këtë vit kemi 914 aplikes për subvencione, që ka rritje të numrit të tyre për 127 fermerë dhe nëse përkthehet në sipërfaqe të mbjella, del se kemi rritje të sipërfaqeve të mbjella me grurë për 720 ha, pastaj te kultura e misrit një rritje prej 108 ha, rritje të numrit të lopëve qumështore për 400 krerë, rritje të shoqërive të bletëve për 795 dhe rritje të tjera të rëndësishme. Vetëm në skemën e subvencioneve të Ministrisë së Bujqësisë, fermerët e Komunës së Gjilanit, kanë përfituar mbi 700 mijë euro, sikur edhe tek grantet që vlera është mbi një milionë euro”, ka shtuar Ramadani.
Më tej drejtori i Bujqësisë ka thënë se ky resor kishte edhe një bashkëpunim shumë të mirë me donatorët dhe vlera e përgjithshme e investimeve nga kjo kategori kap shumën mbi 90 mijë euro. “Nga donatorët në Gjilan kemi përfitues të 17 fermerë, të cilët kanë përfituar serra prej 500 metra katrorë, me sistem të ujitjes dhe foli të zezë, për kultivimin e sallatës, pastaj kultivues për bimë mjekësore dhe aromatike, me sipërfaqe prej 0.30 – 0.70, ha, por edhe dy përfitues të tharëseve për bimë mjekësore, aromatike, kërpudhave dhe frutave të pakultivuara malore. Që kur mblidhet kjo mbështetje në vlerë financiare del mbi 90 mijë euro”, tha Ramadani.
Ai po ashtu ka njoftuar se si Drejtori janë duke pranuar aplikacionet për serra komerciale me konstruksione metalike. “Në këtë projekt janë paraparë 10 serra me 300 metra katror dhe 10 të tjera me 150 metra katror”, ka thënë ai.
Ndërsa në sektorin e pylltarisë, poashtu është duke u punuar me intensitet të lartë, duke minimalizuar prerjet ilegale të pyjeve dhe pyllëzimin e zonave të reja. “Prerjet ilegale kanë shënuar rënie të madhe në krahasim me vitin paraprak. Në bashkëpunim edhe me Agjensionin Pyjor të Kosovës, kemi publikuar tenderin për prerjen e masës drusore me një vëllim prej 3078 metër kub. Gjithashtu me entin për punësim është punuar në pyllëzimin e 16 ha të sipërfaqeve të zhveshura në fshatin Zhegër”, u shpreh drejtori Ramiz Ramadani.
Krejt në fund, drejtori i Drejtorisësë Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka informuar se brenda pak ditësh do të kemi edhe festën tradicionale të falënderimeve të njofur si “Darka e Lamës”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gati 3 mijë biznese me qarkullim milionësh gjatë 2024-ës, këto janë komunat sipas numrit të bizneseve

Dita Ndërkombëtare e Gruas: American School of Kosova promovon ndërgjegjësimin për kujdesin shëndetësor dhe emocional të gruas

Trandevue ngre lart emrin e Kosovës: Fiton çmimin e madh Evropian

Gati 3 mijë biznese me qarkullim milionësh gjatë 2024-ës, këto janë komunat sipas numrit të bizneseve

Fifi dhe Active Baby Diapers - Zgjidhja perfekte për nënat perfekte

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

Pranvera e karrierës fillon me Telegrafi Jobs!

Në Kosovë po rihapet fabrika më profesionale e mobiljeve

Për një shije të përkryer: Gjel deti i pjekur në furrë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare