LAJMI I FUNDIT:

Ramadani: Çdo veprim i Serbisë kundër Kosovës, e ka koston e vet

Ramadani: Çdo veprim i Serbisë kundër Kosovës, e ka koston e vet

Zëvendësministri i FSK-së, Burim Ramadani në një postim në Facebook është shprehur se shteti serb duhet të pagujë për agresivitetin politik kundër Kosovës.

Sipas tij, çdo veprim e ka koston e vet, dhe Kosova duhet të reagojë.


“Serbia duhet të paguajë për agresivitetin e vet politik kundër Kosovës dhe për ndërhyrjen brenda Kosovës.  Çdo veprim e ka çmimin (koston) e vet.  Është çështje e ditur kjo”, ka shkruar Ramadani, transmeton Telegrafi.

Sipas tij, në këtë moment nuk është duke u diskutuar për kushtëzime dhe konfrontime, por për parime.

Ai ka shkruar se kornizimi i rrugës, nuk duhet të bëhet pa korniza.

“Nevoja për sukses më tutje na shpie në domosdoshmërinë për kornizim të rrugës përpara. Si mund të hyjmë në një rrugë pa korniza? Pa parime të etabluara? Thjesht, e habitshme. Prandaj, nuk po flasim për kushtëzime e konfrontime.  Po flasim për kornizim dhe parime. Besoj ky mund të jetë emëruesi i përbashkët i të gjithë neve”, përfundon postimi i Burim Ramadanit.

Ndryshe, kryeministri Ramush Haradinaj, edhe sot ka insistuar se taksa nuk do të hiqet, pavarësisht kërkesave të Amerikës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Lajme
Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Lajme
PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

Lajme
Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Lajme
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Lajme
Kalo në kategori