LAJMI I FUNDIT:

Rama zbulon vendimet e Qeverisë për 8 kërkesat e studentëve

Rama zbulon vendimet e Qeverisë për 8 kërkesat e studentëve

Kryeministri Edi Rama, në një konferencë për mediat ka bërë të ditura vendimet që ka marrë qeveria në lidhje me 8 kërkesat e studentëve.

Ai tha se të gjitha kërkesat e tyre janë marrë parasysh, dhe u shpreh se de fakto anëtarët e bordit të administrimit janë të shkarkuar.


Rishikimi i titujve akademikë – Janë parë çudira, shkelje e plotë e standardit të udhëheqjes. U vendos kontrolli anti-plagjiaturë, si dhe kaloi projekt ligji, për kodin e sjelljes dhe integritet në kërkimin shkencor në Shqipëri. Është një projekt ligj që analizon këtë situatë.

Bordi i administrimit – Të gjithë anëtarët e bordeve de fakto janë të shkarkuar, de jure do të qëndrojnë deri në zëvendësimin, pasi mund të ketë emergjenca. Zëvendësimet do të bëhen në mënyrë transparente.

Një prej anëtarëve të qeverisë, do të vijë si propozim nga student, jo student, por figura të njohura që janë për këtë fushë.

Karta e Studentit – Në nëntor 2018 është lidhur marrëveshja dhe po punojmë për përfshirjen e Shqipërisë në rrjetin e vendeve që marrin kartë studenti evropiane.

Biblioteka dixhitale – Është vendosur marsi si afat për krijimin e një biblioteke dixhitale globale.

Pakti për Universitetin

Kërkesa e parë e studentëve:

Rritja e buxhetit të arsimit në 5% të GDP, me qëllim mundësimin e përgjysmimit të tarifës së studimit për çdo nivel studimi, përmirësimin e infrastrukturës dhe mësimdhënies (universitete dhe konvikte).

Situata aktuale:

Kostoja për student për çdo IAL dallon në varësi të programit dhe IAL-së, duke shkuar nga më e vogla prej 55,000 lekë në Universitetin e Durrësit deri tek ajo më e larta në 470,000 lekë në Universitetin e Arteve në Tiranë.

Kontributi i buxhetit të shtetit tek kjo kosto shkon nga 54% tek kostoja më e ulët deri në 91% tek kostoja më e lartë.
Si rezultat, studenti paguan 25,000 lekë tek programi me koston më të ulët deri tek 40,000 lekë tek programi me koston më të lartë.

Çfarë vendosëm sot:

Për sa më lart sot u Miratuan 4 Vendime të Këshillit të Ministrave:

Për përcaktimin e kategorive të individëve që plotësojnë kriteret e pranimit në një program të ciklit të dytë të studimeve në institucionet publike të arsimit të lartë, që përfitojnë ulje të tarifës vjetore të studimit;

Për disa ndryshime në vendimin nr. 903, datë 21.12.2016 të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e kritereve për përfitimin e bursave nga fondi i mbështetjes studentore për studentët e shkëlqyer, studentët që studiojnë në programe studimi në fushat prioritare dhe studentët në nevojë”, i ndryshuar;
Për disa ndryshime në vendimin nr. 288, datë 21.5.2018 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e kufirit maksimal të tarifës vjetore të shkollimit për studentët që ndjekin studimet në institucionet publike të arsimit të lartë, në një program të ciklit të parë të studimeve, në një program të integruar të studimeve ose në një program të studimeve profesionale me kohë të plotë”, i ndryshuar;

Për disa ndryshime në vendimin nr. 269, datë 29.3.2017 të Këshillit të Ministrave “Për përcaktimin e kategorive të individëve që plotësojnë kriteret e pranimit në një program të ciklit të parë të studimeve, në një program të integruar të studimeve ose në një program të studimeve profesionale, që përjashtohen nga tarifa vjetore e shkollimit”, i ndryshuar.
Shpjegimi i vendimmarrjes:

Tarifat në Nivelin e Parë të Studimeve (Bachelor) të paguhen nga Qeveria për këto kategori:

Përkrahja:

Studentët nga familje në ndihme ekonomike, si edhe të verbrit dhe studentët paraplegjikë e tetraplegjikë, përfitojnë financimin 100% të tarifës së regjistrimit.

Studentet nga familje me ndihmë ekonomike, të verbër, paraplegjikë e tetraplegjikë përfitojnë bursë 10.000 lekë në muaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështetë Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështetë Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i procesi i anëtarësimit

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
“U shku me vra Ganinë”, dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan

“U shku me vra Ganinë”, dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Shqiptari që goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë del para gjykatës: Nuk kam pasur qëllim për ta vrarë

Shqiptari që goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë del para gjykatës: Nuk kam pasur qëllim për ta vrarë

Kalo në kategori