LAJMI I FUNDIT:

Rama zbulon se çfarë do të bëjë pas përfundimit të karrierës politike

Rama zbulon se çfarë do të bëjë pas përfundimit të karrierës politike

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zbuluar se pas karrierës politike do të pëlqente të bëhej stilist dhe të krijonte rrobat e veta.

Në një intervistë për gazetën gjermane “Frankfurter Rundschau”, ai u shpreh se mund të merrej me dizenjim rrobash. Moda e tij do të përhapej brenda vendit sepse, sipas Ramës, Shqipëria nuk është aq e mërzitshme sa për t’u larguar.

Sa i takon recetës së tij për sukses në politikë, Rama tha se duhet një kombinim i mirë i kreativitetit, përkushtimit dhe vullnetit. Sipas tij durimi është shumë i rëndësishëm gjithashtu.


Rama flet për marrëdhënien me Vuçiqin, dialogun Kosovë-Serbi dhe mos heqjen e vizave për Kosovën e konsideron turp për BE-në
Lexo po ashtu Rama flet për marrëdhënien me Vuçiqin, dialogun Kosovë-Serbi dhe mos heqjen e vizave për Kosovën e konsideron turp për BE-në

“Politikanët që janë të padurueshëm, janë të humbur. Unë kam lindur njeri i paduruar. Ndoshta padurimi im më bëri ndihesha si i huaj për një kohë të gjatë – dhe që më në fund çoi në lëvizjen e demokracisë në diktaturën shqiptare, në të cilën u rrita. Për mua, politika ishte një kurs i vështirë përplasjeje me durimin. Sidomos kryesia e partisë. Udhëheqja e një partie është një detyrë herkuliane sepse ka kaq shumë interesa të ndryshme që duhet të përputhen. Kjo nuk ka të bëjë me artin dhe pikturën, por ka të bëjë me ngjyrat, format dhe harmonitë. Në qeverisje, çdo penel është një person, kjo është ajo që e bën atë kaq të komplikuar”, u shpreh kryeministri. /Telegrafi/