Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur së fundmi për qëndrimin e Shqipërisë rreth mungesën e liberalizimit të vizave me Kosovën, qëndrimin për dialogun Kosovë-Serbi si dhe marrëdhënien e tij personale me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Në një intervistë për gazetën gjermane “Frankfurter Rundschau”, Rama është shprehur se mungesa e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës është një turp për Bashkimin Evropian.
“Ky është turp për BE-në! Kosovarët janë të vetmit në kontinentin tonë që nuk lejohen të udhëtojnë”, ka thënë Rama.
Ai ka folur gjithashtu për marrëdhënien e tij me Vuçiqin. Rama ka zbuluar se me Presidentin e Serbisë ka marrëdhënie të mirë personale, edhe nëse herë pas here nuk pajtohet me të.
“Ne kemi një marrëdhënie të mirë personale, edhe nëse herë pas here nuk pajtohemi. Për shembull, ai thotë “e ashtuquajtura Kosovë”. Dhe un them “shteti i pavarur i Kosovës””, ka thënë Rama.
Pyetjes së gazetarit gjerman se a ndikon mosnjohja e Kosovës nga Serbia në procesin e integrimit të Shqipërisë, Rama iu përgjigj se Shqipëria dhe Kosova janë një komb, një gjak dhe flasin të njëjtën gjuhë, por janë shtete të ndryshme dhe mosmarrëveshjet midis Kosovës dhe Serbisë nuk ndikojnë në integrimin e Shqipërisë.
Ai ka folur gjithashtu edhe për dialogun Kosovë-Serbi.
“Pajtimi mes kosovarëve dhe serbëve do të marrë kohë. Por kush do ta kishte menduar se gjermanët dhe francezët do të ishin sërish partnerë të ngushtë kaq pak vite pas Luftës së Dytë Botërore. Vizioni dhe lidershipi politik nevojiten për të çuar përpara këtë proces. Por ai do të vijë, jam i sigurt. Nuk ka kthim prapa”, ka thënë kryeministri i Shqipërisë.
Pjesë nga intervista:
A shkoni mirë me të [Aleksandar Vuçiq)?
Ne kemi një marrëdhënie të mirë personale, edhe nëse herë pas here nuk pajtohemi. Për shembull, ai thotë “e ashtuquajtura Kosovë”. Dhe un them “shteti i pavarur i Kosovës”. Ne tani i zgjidhim mosmarrëveshjet tona në një mënyrë të civilizuar.
Miliona shqiptarë jetojnë në disa shtete, përfshirë Kosovën. Fakti që Serbia ende nuk e njeh Kosovën a ndikon në integrimin e Shqipërisë në BE?
Jo, ne jemi një komb, i njëjti gjak – dhe flasim të njëjtën gjuhë. Por ne jetojmë në dy shtete. Pajtimi mes kosovarëve dhe serbëve do të marrë kohë. Por kush do ta kishte menduar se gjermanët dhe francezët do të ishin sërish partnerë të ngushtë kaq pak vite pas Luftës së Dytë Botërore. Vizioni dhe lidershipi politik nevojiten për të çuar përpara këtë proces. Por ai do të vijë, jam i sigurt. Nuk ka kthim prapa.
Kosovarët ende kanë nevojë për vizë për të hyrë në BE. Çfarë lidhje ka kjo me integrimin më të mirë të Ballkanit Perëndimor?
Ky është turp për BE-në! Kosovarët janë të vetmit në kontinentin tonë që nuk lejohen të udhëtojnë. Ata kanë jetuar më parë në Jugosllavi dhe Serbi dhe kanë qenë të lirë të udhëtojnë. Dhe tani? A janë të pavarur dhe të lirë nga diktatura, por çlirimtarët i mbajnë në një lloj burgu. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City