LAJMI I FUNDIT:

Rama-Zaev: Niveli më i lartë i bashkëpunimit dhe përkushtimi për zhvillim rajonal janë ardhmëria e përbashkët e dy shteteve (Video)

Rama-Zaev: Niveli më i lartë i bashkëpunimit dhe përkushtimi për zhvillim rajonal janë ardhmëria e përbashkët e dy shteteve (Video)

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama realizuan konferencë të përbashkët për shtyp pas seancës së përbashkët të Qeverive të dy shteteve të mbajtur në Pogradec të Shqipërisë.

Kryeministri Zaev e vlerësoi si historik vendimin e dy shteteve fqinje për seancë të përbashkët qeveritare, në të cilën janë nënshkruar, siç tha ai, memorandume të rëndësishme nga sfera e sigurisë, kulturës dhe punëve të jashtme.


Zaev ka konkluduar se Maqedonia dhe Shqipëria i udhëheqin në mënyrë të përgjegjshme politikat shtetërore, pa paragjykime, duke sjellur vendime në mënyrë të sinqertë, transparente dhe të hapur me qëllim të përmirësimit të jetës së qytetarëve të dy vendeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Integrimet në BE dhe NATO nuk janë vetëm orientim politik, por edhe nevojë ekonomike e qytetarëve të dy shteteve fqinje, tha Zaev dhe paralajmëroi intensifikim të bashkëpunimit në infrastrukturë në të ardhmen, siç është lidhja e Maqedonisë me Durrësin.

Zaev tha se shpreson për përparim të integrimeve euro-atlantike të Maqedonisë gjatë vitit 2018, dhe për këtë shkak Qeveria e Maqedonisë në mënyrë të përqëndruar punon në reformat e brendshme, marrëdhëniet e mira ndër-fqinjësore dhe zbatim të plotë të Marrëveshjes së Ohrit.

Është shumë e rëndësishme që edhe Republika e Shqipërisë e ka dalluar çastin e mundësive të mira për zhvillim rajonal, duke pasur parasysh vullnetin pozitiv të shteteve anëtare të BE-së.

Kryeministri Zaev vlerësoi se niveli më i lartë i bashkëpunimit dhe përkushtimi për zhvillim rajonal janë ardhmëria e përbashkët e dy shteteve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"SHBA të çojë dronë në Kosovë", Serwer: Vuçiq do "Serbinë e madhe", Asociacioni pas njohjes së Kosovës nga Serbia

Lajme
Vetëdorëzohet 23-vjeçari qe ekzekutoi policin e 'Shqiponjave'

Vetëdorëzohet 23-vjeçari qe ekzekutoi policin e 'Shqiponjave'

Lajme
Deputeti i LVV-së kundër idesë së Kurtit për shpërbërjen e Kuvendit

Deputeti i LVV-së kundër idesë së Kurtit për shpërbërjen e Kuvendit

Politikë
Kurti në Kotor, takohet me përfaqësuesit e SHBA-së dhe BE-së

Kurti në Kotor, takohet me përfaqësuesit e SHBA-së dhe BE-së

Lajme
PDK-ja s’ka vija të kuqe me asnjë parti, përfshirë edhe VV-në e Kurtit

PDK-ja s’ka vija të kuqe me asnjë parti, përfshirë edhe VV-në e Kurtit

Politikë
Të enjten pluhuri Saharian arrinë në Kosovë - do të ketë shi me baltë

Të enjten pluhuri Saharian arrinë në Kosovë - do të ketë shi me baltë

Lajme
Kalo në kategori