Rama: Vitin e ardhshëm do të çojmë në orbitë dy satelitë, “Albania 1” dhe “Albania 2”
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama paralajmëroi sot në Kuvendse brenda vitit të ardhshëm qeveria do të dërgojë në hapësirë dy satelitë “Albania” dhe “Albania 2”.
Kjo deklaratë u pasua me të qeshura në radhët e opozitës në Kuvendin e Shqipërisë, por kreu i qeverisë i vazhdoi fjalën e tij, shkruan abcnews.al.
“The do blejmë drona. Jo. Do blejmë drona. Do çojmë dhe satelitë në orbitë. Qeshni, qeshni. Kur të shikoni satelitët Shqipëria në orbitë dhe jo në mandatin tjetër - vitin tjetër. Albania 1 dhe Albania 2...”, tha Rama në Kuvend duke mos dhënë më shumë detaje.
Kështu sipas abcnews.al, Shqipëria pritet të bëhet vendi i parë në rajon që pritet të dërgojë satelitë në hapësirë.
Sipas abcnews.al, 10 vendet kryesore që po dominojnë industrinë satelitore janë SHBA, Kina, Rusia, Britania e Madhe, Japonia, India, Agjencia Evropiane e Hapësirës, Kanadaja, Gjermania dhe Luksemburgu.
Përllogariten rreth 7941 satelitë, pjesa më e madhe e të cilëve i përkasin SHBA. Turqia është një nga 30 vendet që posedon satelitë. Gjashtë prej tyre janë aktivë, tre satelitë komunikimi dhe tre satelitë vëzhgimi
Tre të katërtat e satelitëve rrotullohen në orbitë të ulët mes 500 dhe 2000 km lartësi dhe përdoren kryesisht për sistemet e telekomunikacionit, imazhet tokësore ose meteorologjinë.
Sipas Shoqatës së Unionit të Shkencëtarëve, sateliti i parë është ai amerikan Amsat Oscar-7 (AO-7) i dërguar në hapësirë më 15 nëntor të vitit 1974. Numri i satelitëve është shtuar vitet e fundit, konkretisht 378 satelitë në vitin 2017 dhe 375 satelitë në vitin 2018.
Më 15 shkurt të vitit të kaluar India theu rekord duke dërguar në hapësirë 104 satelitë përnjëherë. 38% e satelitëve i kushtohen vëzhgimit të Tokës (klimës, reshjeve apo vëzhgimit). 37% shërbimeve të komunikimit dhe pjesa tjetër për qëllime shkencore, mbrojtje apo teknologjike.
Ndërkohë 64% e satelitëve dërgohen në orbitë të ulët mes 500 dhe 2000 km mbi nivelin e detit.
Kjo afërsi shkurton vonesat dhe kërkon më pak energji në nisje dhe përdoren veçanërisht për sistemet e telekomunikacionit dhe imazhet tokësore apo meteorologjinë.
Siç vë në pah mediumi në fjalë, 27% e satelitëve lëvizin në orbitë gjeostacionare në një lartësi deri në 36 mijë kilometra që përdoret veçanërisht për shërbimet e komunikimit, që mbeten gjithmonë në të njëjtën pikë dhe orbita e mesme mes 2000 dhe 36.000 km që përdoret për satelitët e navigimit siç janë GPS.




























