Rama publikon pamjet nga punimet në kantierin e Teatrit të ri Kombëtar: Një tjetër gur i çmuar në gjerdanin e Tiranës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zgjedhur të nisë ditën me pamje nga punimet në kantierin e Teatrit të ri Kombëtar.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Rama ka theksuar rëndësinë që ky projekt ka në kuadër të transformimit urban të kryeqytetit, duke e cilësuar teatrin si “një tjetër gur i çmuar në gjerdanin e veprave që e kanë transformuar Tiranën”.
“Mirëmëngjesi, dhe me punën në kantierin e Teatrit të ri Kombëtar, që po merr formë dita-ditës, si një tjetër gur i çmuar mes gjerdanit të veprave që e kanë transformuar kryeqytetin, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































