LAJMI I FUNDIT:

Rama: Suksese VV-LDK në formimin e qeverisë së re dhe në qeverisjen e Kosovës!

Rama: Suksese VV-LDK në formimin e qeverisë së re dhe në qeverisjen e Kosovës!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes mes VV-së dhe LDK-së për formimin e qeverisë së re.

“Suksese VV-LDK në formimin e qeverisë së re dhe në qeverisjen e Kosovës! Uroj të kemi një bashkëpunim sa më të dobishëm për shqiptarët këtej e andej kufirit dhe pres me padurim të shtrojmë në tryezë çështjen e lëvizjes së lirë të qytetarëve e të sipërmarrjeve në kufirin tonë”, shkruan ai në Twitter. /Telegrafi/