LAJMI I FUNDIT:

Rama shtron Iftar: Myslimanët e Shqipërisë, vlerë e shtuar për BE-në

Rama shtron Iftar: Myslimanët e Shqipërisë, vlerë e shtuar për BE-në

Kryeministri  i Shqipërisë Edi Rama dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama shtruan një darkë Iftari këtë të premte në ambientet e Pallatit të Kongreseve.

Të pranishëm në këtë darkë ishin politikanë, ministra, artistë, mjekë, mësues e pedagogë, gazetarë, përfaqësues të komunitetit mysliman, si dhe të komuniteteve të tjera fetare, teksa në fjalën e tij, Rama tha se myslimanët e Shqipërisë do të jenë një vlerë e shtuar që shumë shpejt mund t’i bashkohen BE-së.

“Është interesi epror i këtij vendi për të marrë atë që i takon prej qindra vitesh, të drejtën për të banuar nën çatinë e shtëpisë ku ky komb ka themelet, si pjesë e bashkësisë europiane e që prej dekadash të tëra njehet me ermin Bashkimi Europian. Megjithëse për pak vite Bashkimi Europian do të ketë rreth 60 milionë myslimanë, si shtetas të tijët, megjithëse në Francë, Gjermani e Britani e ca më shumë në Zvicër e ndonjë vend tjetër, popullsia e besimit mysliman është disa fish më e lartë se numri total i myslimanëve shqiptarë në Ballkan e megjithëse për ne, Shqipërinë e vogël ky i shumicës myslimane nuk duket të jetë problem përveç se për disa idiotë tek tuk nëpër Europë, unë dua ta ndaj këtu me ju sonte, bindjen time se myslimanët e Shqipërisë, jo që nuk janë problem,  por janë një vlerë e shtuar e qenies sonë një vend i denjë për të qenë anëtarët më të rinj të bashkimit Europian”, u shpreh Rama.


Sipas kryeministrit, Bashkimi Europian ka nevojë për sa më shumë qytetarë partnerë luajalë të besimit islam “për t’u mëkëmbur ndërkombëtarisht e për të forcuar sigurinë e vet gjeopolitike”

“Dhe Europa sot ka nevojë për sa më shumë qytetarë e partnerë luajalë të besimit islam siç janë myslimanët shqiptarë por edhe për 5 shtyllat e urtësisë së tij, për tu mëkëmbur ndërkombëtarisht e për të forcuar sigurinë e vet gjeopolitike dhe profilin e saj të zbehur strategjik, Europa ka nevojë sot më shumë për Turqinë dhe aleatët e tjerë të Lindjes së Mesme se sa ç’Turqia dhe aleatët në fjalë kanë nevojë për Europën e sotme. Për të njëjtat arsye, BE ka nevojë sot për shtetet ballkanike dhe popujt e tyre pjesërisht myslimanë, por ama rrënjësisht dhe tërësisht europianë, po aq sa ne kemi nevojë për Bashkimin Europian”, theksoi kryeministri.

Në mbyllje të fjalës së tij Rama uroi agjërim dhe lutja të pranuara për të gjithë besimitarët mysliman.

Në trend Lajme

Më shumë
Pas disa orë kërkimesh gjendet 8-vjeçari nga Gjilani, Alp Krasniqi

Pas disa orë kërkimesh gjendet 8-vjeçari nga Gjilani, Alp Krasniqi

Lajme
AIP gjobit me 8 mijë euro marketin që kishte të vendosur kamerën përballë kabinës provuese të rrobave

AIP gjobit me 8 mijë euro marketin që kishte të vendosur kamerën përballë kabinës provuese të rrobave

Lajme
Reshjet e shiut, rrëshqitje dheu dhe gurësh në rrugën për Rugovë - vështirësi për shoferët

Reshjet e shiut, rrëshqitje dheu dhe gurësh në rrugën për Rugovë - vështirësi për shoferët

Lajme

"Ka të veshur xhemper të zi me simbole" - shumë qytetarë bashkohen në kërkimin e Alp Krasniqit në Gjilan

Lajme
Kosova në prag të humbjes së një mundësie historike financiare për shkak të vonesave në konstituimin e Kuvendit

Kosova në prag të humbjes së një mundësie historike financiare për shkak të vonesave në konstituimin e Kuvendit

Lajme
​Natasha Kandiq nderohet me Çelësin e Qytetit të Prishtinës

​Natasha Kandiq nderohet me Çelësin e Qytetit të Prishtinës

Lajme
Kalo në kategori