LAJMI I FUNDIT:

Rama: SHBA dhe BE janë kundër shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi

Rama: SHBA dhe BE janë kundër shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian janë kundër shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi.

Rama këtë deklaratë e ka bërë në emisionin “Real Story” pikërisht në ditën kur presidenti amerikan, Donald Trump, ka emëruar si të dërguar për dialogun ambasadorin e SHBA-së në Gjermani, Richard Grenell.


Ai deklaroi se nuk është as për ndarje të Kosovës dhe as për ndryshim kufijsh, kurse akuzoi opozitën se ajo vetëm nxin me ato që deklaron për Kosovën.

Richard Grenell, i dërguar i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi
Lexo po ashtu Richard Grenell, i dërguar i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi

“Të gjitha historitë që gjoja se unë do ta ndaj Kosovën janë përralla që bëhen këtu për të përhapur urrejtje. Kosova dhe Mali i Zi sot kanë marrëdhënie shumë të mira. Këtu kemi një sërë protagonistësh që janë gati ta fusin në hell Shqipërinë, Kosovën vetëm që ta nxijnë. Kosova dhe Serbia duhet ta mbyllin këtë çështje dhe patjetër që Serbia ta njohë Kosovën. Unë jam kundër shkëmbimit të territorit dhe jo kufi me vija etnike. Kancelarja Merkel kishte keqkuptime nga këta dhe Merkelin e kam sqaruar për idetë e mia dhe ajo më tha se është dakord. SHBA-ja dhe BE-ja janë bashkë kundër shkëmbimit të territoreve”, tha Rama në intervistë me gazetarin Sokol Balla. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Lajme
Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Lajme
Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Lajme
Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Lajme
SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori