Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi sot në një takim me përfaqësues të biznesit në Elbasan se lufta më e egër që sapo ka filluar në Evropë, është lufta për krahun e punës, të cilës “duhet t’i mbijetojmë”.
“Takova kancelarin gjerman ku i fola për çështjen e infermierëve më tha ‘të kuptoj shumë mirë por që Gjermania të jetë kjo që është duhet që deri në vitin 2030 të ketë 7 milionë plus krah pune prurje. Edhe Italia po flet për hapje dyersh për punëtorët. Në panairin e verës në Verona, ku Veneto ka një GDP-së 152 miliardë, është rajoni më i pasur dhe problemi më i madh është ikja e mjekëve dhe infermierëve. Spanjës sot i mungojnë 14 mijë mjekë. Është një spostim i madh prioritetesh drejt marrjes së njerëzve. Këtu ne duhet të mbijetojmë dhe duhet të kuptojmë që krahu i lirë i punës nuk duhet të jetë më”, tha Rama.
Ai theksoi se është thelbësore që biznesi ta kuptojë këtë gjë.
“Ndaj duhet të përshpejtojmë me rritjen e pagave. Do të ishte një aventurë që ne të rrisnim pagat jashtë mundësive. Se është si puna e shpenzimit jashtë mundësive në shtëpi. Ne jemi të tretët në rajon me pagën minimale, por njëri nga vendet sipër nesh e ka borxhin 102 për qind dhe ka një problem para, rrugën si do ta financojë. Ne kemi bërë llogaritë jo vetëm të financojmë këtë angazhim kaq madhor por edhe ta rrisim më tej”, theksoi ai.
Duke folur për rrogat e ushtrisë, Rama tha se “ushtria jonë ishte qameti i klubit të madh të NATO-s”.
“Jemi aty me vendet më të pasura të botës. Sot ushtria jonë, në rajonin tonë ku ka 3 anëtarë të NATO-s është e para për nga pagat. Ne do të vazhdojmë t’i rrisim pagat për ushtarakët tanë. Duhet t’i kemi të motivuar për të kryer punën këtu”, shtoi Rama.
Sipas tij do të vazhdojë rritja e pagave në shërbimin spitalor.
Ai vuri në dukje se ndërkohë po shihet një element interesant kthimesh në Shqipëri, si të atyre që kanë qenë vite në emigracion apo të atyre që shkojnë e kthehen.
“Në këtë përpjekje ne do të bëjmë çmos ta shtyjmë biznesin të vrapojë më shpejt. Rritja e pagave është një shtysë. Nuk do japim tenderë e leje ndërtimi për kompanitë që nuk kanë paga të caktuara”, përfundoi ai. /ATSH/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës