LAJMI I FUNDIT:

Rama reagon pas arrestimit të Metës: Politika rrugë gjarpëruese, ka duar të pastra e të pista

Rama reagon pas arrestimit të Metës: Politika rrugë gjarpëruese, ka duar të pastra e të pista

Kryeministri shqiptar Edi Rama zhvilloi një aktivitet në oborrin e Partisë Socialiste, titulluar “Deputeti që duam”, vetëm një ditë pasi me urdhër të SPAK u arrestua një prej deputetëve të tij, Jurgis Çyrbja, si dhe vetëm pak orë pas prangosjes së rivalit të kahershëm Ilir Meta.

Rama nuk përmendi asnjë prej këtyre dy personazheve, por dha disa mesazhe indirekte për të rinjtë që duan të futen në Parlament. Politika është një rrugë gjarpëruese, tha Rama, teksa foli për duar të pastra e të pista.

“Kush merr përsipër të hyjë në rrugën e politikës, nuk hyn në një rrugë të shtruar, të drejtë, as hyn në një rrugë që është e sheshtë, por hyn në një rrugë që është si ato shtigjet gjarpëruese që herë shkojnë lart e herë poshtë, e herë ndërpriten nga pengesa. Brenda politikës ka nga të gjitha llojet e problemeve”.


“Partitë përfaqësojnë shoqërinë dhe nuk mund të jenë të ndara nga shoqëria nëse duan të udhëheqin shoqërinë. Të merresh me politikën nuk do të thotë domosdoshmërisht të merresh me një punë të pistë, por me diçka që është shumë fisnike. Si çdo gjë tjetër, duart e pastra bëjnë një punë dhe duart e pista bëjnë një punë tjetër, por në përmbajtjen e vet është një betejë bërrylash. Policia është çdo lloj sporti, por nuk është aritmetik. Një dhe një nuk bëjnë dy, mund të bëjnë dhjetë, por dhe zero”, tha Rama./A2 CNN

Në trend Lajme

Më shumë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Drejtësi
Kalo në kategori