LAJMI I FUNDIT:

Rama raporton për FSK-në në Komitetin për Operacione dhe Politika të NATO-s

Rama raporton për FSK-në në Komitetin për Operacione dhe Politika të NATO-s

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, së bashku me drejtorin e NALT-it (Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s për FSK-në), gjeneral brigade Dietmar Mosmann, qëndruan për vizitë dy ditore zyrtare në Shtabin e NATO-s në Bruksel, përkatësisht në Komitetin për Operacione dhe Politika.

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama para këtij komisioni raportoi për bashkëpunimin me NALT-in dhe NATO-n, për të arriturat e përgjithshme të FSK-së gjatë vitit 2016 dhe për vizionin dhe objektivat e FSK-së për të ardhmen.

Ndërsa, gjenerali Dietmar Mosmman, drejtori i NALT-it, raportoi për zhvillimin e NALT-it, mbështetjen dhe bashkëpunimin me FSK-në, si dhe për detyrat në të ardhmen.


Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama ka zhvilluar takime edhe me disa përfaqësues të NATO-s dhe me kryesuesin e takimit të Komitetit për Operacione dhe Politika, Michel Soula.

Prezantimet e gjeneral Ramës dhe gjeneral Mosmann u mirëpritën nga të pranishmit në komitet, madje ata edhe u inkurajuan nga përfaqësuesit e këtij komitetit për të arriturat e deritashme dhe për vizionin e tyre për zhvillimin e FSK-së në ardhmen.

Në trend Lajme

Më shumë
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi

“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi

Lajme
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba

Lajme
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim

Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim

Kronika e Zezë
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë

Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë

Lajme
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Lajme
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Lajme
Kalo në kategori