LAJMI I FUNDIT:

Rama prezanton qeverinë e re, Braçe zëvendëskryeministër (Video)

Rama prezanton qeverinë e re, Braçe zëvendëskryeministër (Video)

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar në Asamblenë Kombëtare ndryshimet në qeveri. Janë 8 ministra të rinj në kabinet, ndërkohë që Rama ka vendosur të marrë pranë edhe Erion Braçen, i cili do të jetë zëvendëskryeministër në vend të Senida Mesit.

Po kështu ikën Lindita Nikolla dhe vjen në vend të saj Besa Shahini. Shahini ka mbajtur deri tani vendin e zëvendës ministres së Arsimit. Po kështu Arben Ahmetaj nuk do jetë më ministër i Financave dhe Ekonomisë. Anila Denaj do të jetë ministre e Financave në vend të Ahmetaj.

Genc Caka do të jetë ministri i ri për Evropën dhe Punët e Jashtme në vend të Ditmir Bushatit.
Belinda Balluku zëvendëson Damian Gjiknurin duke u emëruar Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.


Bledi Çuçi zëvendëson Niko Peleshin si ministër Bujqësie. Elva Margariti do të jetë ministrja e re e Kulturës në vend të Mirela Kumbaros.
Eduard Shalsi do të jetë ministri i ri i Shtetit në vend të Sonila Qatos e cila merr një detyrë tjetër të rëndësishme. Rikthehet ministri për marrëdhëniet me parlamentin. Elisa Spiropali do të jetë ministre për marrëdhëniet me Parlamentin. Erion Braçe do të jetë zëvendëskryeministër, transmeton bw.

LISTA

Besa Shahini në vend të Lindita Nikollës

Anila Denaj në vend të Arben Ahmetaj

Genti Caka në vend të Ditmir Bushatit

Bledi Çuçi në vend të Niko Peleshit

Elva Margariti në vend të Mirela Kumbaros

Eduard Shalsi në vend të Sonila Qatos

Elisa Spiropali, Ministre për Marrëdhënie me Parlamentin

Belinda Balluku, Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë në vend të Damian Gjiknurit

Erion Braçe zv/kryeministër i ri në vend te Senida Mesit

Në trend Lajme

Më shumë
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Haradinaj: Kurti po tenton manipulimin e rezultatit

Haradinaj: Kurti po tenton manipulimin e rezultatit

Politikë
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

Politikë
Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Politikë
Kalo në kategori