LAJMI I FUNDIT:

Rama premton tur falënderimesh: Ndihem i vogël përpara kësaj fitoreje të madhe

Rama premton tur falënderimesh: Ndihem i vogël përpara kësaj fitoreje të madhe

Kryeministri Edi Rama doli për herë të parë në një deklaratë për mediat pasi janë numëruar shumica e kutive të votimit në gjithë Shqipërinë.

Ai premtoi se do të nise një tur falënderimesh për të respektuar qytetarët që me zgjedhjen e tyre ngjyrosën hartën e republikës në mavi.

“Kjo është një fitore shumë e madhe për t’u fituar dhe unë vet ndihem shumë i vogël përballë hartës së mbushur me ngjyrat e fitores së kandidatëve tanë, nga Tropoja në Konispol. Kemi të gjithë nevojë të ruhemi nga era e fortë dehëse e një fitoreje si kjo. Unë e kam të nevojshme të shkoj sa më shpejt në Shkodër, për të nisur nga qyteti më i bekuar nga Zoti dhe më i keqtrajtuar nga robi, një tur falënderimi në të gjithë Shqipërinë” – u shpreh Rama.


“Tanimë që shqiptarët i zgjodhën ata që dëshironin ne duhet të vazhdojmë pa humbur kohë punët që u ngadëlësuan nga fushata jo vetëm në nivelin vendor, por dhe në nivelin e qeverisjes qendrore. Ndërkohë një grup pune do të përgatisë një raport të detajuar të leximit të votës mbi të cilin do të nisim punën për më tej” – shtoi kryeministri.

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Politikë
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Politikë
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Kalo në kategori