Pas arritjes së marrëveshjes për koalicion qeverisës në Maqedoninë e Veriut, ka reaguar edhe kryeministri shqiptar Edi Rama.

Përmes një shënimi në rrjete sociale Rama ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes dhe ka uruar liderin e BDI-së Ali Ahmetin.


“Ditë e shënuar për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, që falë marrëveshjes me fituesin e zgjedhjeve, Zoran Zajev, marrin një peshë të re në jetën politike të vendit fqinj.

Urime të gjithëve, veçanërisht Ali Ahmetit, që me urtësinë e lidershipit të tij në vite ka bërë kaq shumë”, ka shënuar Rama në postimin e tij në twitter.