Pas më shumë se një ore Konferenca e përbashkët “BE dhe Krerët e Vendeve të Ballkanit Perëndimor” e mbajtur në Bruksel është mbyllur.
Në një dalje për mediat, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbajtur edhe një prononcim për mediat pas tryezës së organizuar nga Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, mbi sfidat e përbashkëta, metodologjinë e re të zgjerimit dhe thellimin e bashkëpunimit rajonal.
Për sa u përket hapjes së negociatave kryeministri Rama është shprehur se pavarësisht asaj që do të vendosë BE, duhet të thotë si qëndron e vërteta dhe jo të lë ‘topin’ në derën e Shqipërisë. Sipas Ramës sido që të jetë vendimi i BE do të bëhet sipas vendimeve dhe diskutimeve të tyre të brendshme.
“Jam i fokusuar te ajo që duhet të jetë kurorëzimi i një përpjekje të gjatë, Konferenca e Donatorëve nesër . Ajo që kam thënë dhe e them është se pavarësisht se çfarë do të vendosin miqtë tanë ndërkombëtarë, të paktën të thonë të vërtetën që të mos mbetet topi në derën tonë. Ajo që ka rëndësi është se ka një dakordësi për metodologjinë e re, ka një përpjekje të rilindur të zgjerimit, jo vetëm mbi bazën e derisotme, por edhe mbi bazën e mbështetjes sa i përket aspekteve financiare. Do të zhvillojmë një bisedim të brendshëm me presidenten e komisionit. Kemi diskutuar për bashkëpunimin rajonal dhe një shtysë të mëtejshme të asaj që është formësuara nga procesi i integrimit. Unë jam i bindur se BE do të mbështesin këtë vizion herët apo vonë, por do të na duhet të kemi pak durim. Derisa ta kenë fokusin total mbi këtë, jo vetëm që BE do ta mbështesë këtë fuqimisht”, u shpreh Rama.
Pas takimit foli edhe Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, e cila u shpreh se prioriteti sot ishte Ballkani Perëndimor. “Kemi rishikuar metodologjinë tonë dhe është në interesin tonë ta kemi afër Ballkanin Perëndimor”, tha Von der Leyen.
Për sa i përket Shengenit Ballkanik, Rama nga Brukseli theksoi se kjo nismë do të vlerësohet në të ardhmen nga BE.
Ai shprehet i bindur se Shengeni Ballkanik bie dakord në parim me katër shtyllat e BE por thotë se duhet durim pasi ngatërrestarët nuk janë vetëm në Ballkan por edhe në Europë.
“Kemi diskutuar për bashkëpunimin rajonal. Kemi diskutuar për atë që është konceptuar dhe formësuar pjesërisht nga procesi i Berlinit. Herët ose vonë BE do e mbështesë këtë vizion. Pasi është një spunto që bie në parim me katër shtyllat e BE. Duhet durim pas ngatërrestarët nuk janë vetëm në Ballkan por edhe në Europë. Bashkimi Europian, Komisioni Europian, këshilli Europian kanë halle të tjera edhe më të mdhaja. Gjithçka do të kthjellohet dhe besoj se jo vetëm që BE do ta vlerësojë por që vendet do të vlerësohen edhe në bazë të qasjes apo dhe kapaciteteve për të jetësuar hapësirën europiane brenda Shengenit Rajonal.”- tha Rama, raporton tch.
Ka qenë Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel ai i cili thirri takimit informal të mes krerëve të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në takim mori pjesë kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq, vendi i të cilit ka kryesinë e radhës të BE-së, Presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, si dhe Përfaqësuesin e Lartë të BE-së Joseph Borrell.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Ramabaja kërkon hetime: Strukturat e LDK-së në Gjermani kanë bërë “inxhiniering” të votave të diasporës

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Çfarë dihet rreth arrestimit të serbes për spiunazh në Kosovë?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës