LAJMI I FUNDIT:

Rama për Ilir Meten: Është turp kombëtar

Rama për Ilir Meten: Është turp kombëtar

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se Ilir Meta si president është turp kombëtar dhe se i intereson që ky turp të kalojë sa më shpejt.

Sa i përket prokurorëve të SPAK-ut, Rama në konferencën për shtyp pas mbylljes së Kongresit të Partisë Socialiste, ka thënë se duhet të godasin lartë, sepse ka kohë për të shkuar deri te zgjerimi i dritareve pa leje.


“Vjedhjet marramendëse dihet kush i ka bërë dhe janë të gjitha dosjet, dëshmitarët”, ka thënë Rama transmeton KP.

“Asnjë kursim për të goditur këdo qoftë që ka në shpinë të Partisë Socialistëve, që ha në shpinë të besimit të njerëzve dhe timin, por qendra e korrupsionit duhet të goditur në kokë, jo në qafë e në bishtë. Nëse kanë nevojë ta dinë unë jam i gatshëm të shkoj që nesër t’i tregoj ku është koka prokurorëve të SPAK-ut, që të mos bëjmë referendum popullor që ta marrin vesh me referendum nëse kanë ndonjë problem me shqisat e perceptimit të diçkaje që është para syve të shqiptarëve prej vitesh”, tha ai.