LAJMI I FUNDIT:

Rama mungon në panairin e dytë të verës në kuadër të “Open Balkan”, liderët e iniciativës mblidhen në Beograd

Rama mungon në panairin e dytë të verës në kuadër të “Open Balkan”, liderët e iniciativës mblidhen në Beograd

Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duket se ka gjetur një partner të ri për Ballkanin e Hapur, pas daljes nga nisma të kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Në panairin e dytë te verës në kuadër të “Open Balkan”, mori pjese presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, raporton Euronews Albania.


Duket se kryeministri Rama është zëvendësuar nga presidenti i ri malazez.

Presidenti Vuçiç, në një bisedë me Milatoviç, para ceremonisë së hapjes së panairit, tha se në panair janë të pranishëm rreth 40 ekspozues nga Mali i Zi, që është një numër i madh për një vend të përmasave të tilla.

“Jam krenar për verërat serbe, të cilat po përparojnë më shpejt. Verërat malazeze po përparojnë mirë gjithashtu”, tha presidenti Vuçiç, duke shtuar se kur vjen puna ndaj verërave, nuk mund të mashtrosh askënd.

“Mund të mashtroni në tregun e makinave, por jo në tregun e verërave”, tha presidenti Vuçiç.

Milatoviç ka thënë se nuk pajtohet me presidentin e Serbisë për të gjitha çështjet, por sigurisht që pajtohen për verën.

“Kam ardhur me ftesë të Presidentit të Serbisë. Vera na bashkon pa marrë parasysh disa dallime të vogla. Unë e përgëzoj Vuçiqin për një ide të madhe dhe një organizim të mirë dhe nëse ndonjë integrim rajonal do të quhet Oper ballkan apo Procesi i Berlinit është më pak i rëndësishëm, e rëndësishme është bashkëpunimi dhe ky është mesazhi më i rëndësishëm”, theksoi Milatoviç.

Presidenti Vuçiç theksoi se në Berlin nuk u pëlqen ajo që nuk mund ta menaxhojnë dhe se, përkundër kësaj, atij i pëlqen shumë menaxhimi përmes “Open Ballkan”.

“Përmes iniciativës Open Balkan, ne kemi rezultate të dukshme që mund të shihen përmes numrave. Shkëmbimi tregtar midis Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë është rritur me 25 për qind. ka kaluar një miliard euro, që është shkëmbimi tregtar më i madh në 18 vitet e fundit midis dy vendeve”, tha presidenti Vuçiq.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, një nga bashke krijuesit e “Open Balkan” e konsideroi të mbyllur këtë iniciativ me rikthimin e Procesit të Berlinit pak kohë më parë. Edhe pse mungoi fizikisht Rama e pati një video-mesazh në nisje të panairit.

Pas një dite të gjatë Presidenti Vuçiq shijoi darkën me Presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatoviç dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski. Në rrjete sociale Presidenti Vuçiç ka ndarë një pjesë të atmosferës me mbishkrimin: “Rroftë miqësia mes Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë!”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori