Marrëveshja me Italinë për trajtimin e disa mijëra migrantëve nga Mesdheu u përgatit nga një grup i përbashkët ekspertësh dhe, pas nënshkrimit nga dy kryeministrat, do të kalojë për ratifikim në Kuvendin e Shqipërisë.
Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama gjatë një bisede televizive në Report Tv të martën në mbrëmje. Ai theksoi se Shqipëria ka patur kërkesa të kësaj natyre edhe nga shtete të tjera europiane, por ka qenë e mbyllur ndaj kësaj ideje.
“Kur Italia na kërkon diçka, atëherë është ndryshe. Një grup i përbashkët ekspertësh nga siguria tek jurisprudenca europiane, diskutoi gjatë, shkëmbyen drafte dhe në fund kemi rënë dakord për tekstin e marrëveshjes, e cila u firmos, u miratua në qeveri dhe pas kësaj do ta çojmë në Kuvend për ta ratifikuar. Ne jemi fqinjë. Na ndan një det. Jemi, si të thuash, në një front. Një marrëveshje e tillë me një vend larg nesh nuk bën sens”, tha zoti Rama.
Ai tha se kjo marrëveshje nuk përbën ndonjë favor personal, por është një qasje strategjike ndaj një partneri strategjik të Shqipërisë si Italia.
Zoti Rama tha se nuk bëhet fjalë për ndonjë dyndje të pakontrolluar dhe të jashtëzakonshme, siç patën Maqedonia e Veriut, Serbia, Kroacia, Sllovenia në vitin 2015, por Shqipëria është përpara një fluksi modest prej vetëm tre mijë persona, kur priti sivjet nëntë milionë turistë.
Kryeministri Rama shtoi se kjo zhurmë politike bëhet në Itali për arsyen e vetme që Shqipëria nuk është në Bashkimin Europian.
“Qendra në Shqipëri do të jetë sipas kritereve të BE-së, si ato në Greqi, ku janë një sërë qendrash, të cilat nuk ndikojnë në turizmin e saj. Shqipëria nuk është vend i BE-së, por do të jetë shumë shpejt vend i BE-së, siç ka thënë kancelari Scholz, dhe në këtë rast është sjellë si të jetë vend anëtar i BE-së”, tha zoti Rama, duke kujtuar edhe anëtarësimin në NATO vite më parë.
Ai tha se nuk ka asnjë mundësi që tre mijë persona të ndikojnë zonën në aspektin e sigurisë, dhe se nuk do të ketë depozitim të personave atje, derisa kapaciteti i qendrës është tre mijë.
I vetmi ndikim në zonë, sipas tij, do të jetë ushqimi dhe shërbimi ndaj qendrës si një klient i ri. Në qendër nuk do të vijnë fëmijë të vetmuar as gra shtatzanë, të cilat do të mbeten në Itali së bashku me familjet e tyre.
“Në Lezhë ishin sivjet nga të gjithë kombësitë. U studiuan disa opsione bazuar në një duzinë kriteresh logjistike, sigurisë etj., dhe u vendos vendi në krah të repartit ushtarak të aeroportit të Gjadrit. Shqipëria ofron hapësirën, por nuk ka asnjë përgjegjësi të drejtpërdrejtë. Të gjithë operacionin e menaxhon Italia, po ashtu edhe fondet”, tha zoti Rama.
Ai tha se dy vendet kanë marrëdhënie të veçantë, ndërsa theksoi se në aspektin moral shqiptarët i kanë shumë borxhe Italisë.
“Vite më parë ishim ne afrikanët e detit, kur dyndeshim me anije drejt Italisë. Ne atëherë dukeshim po aq alienë, sa u duken sot disave ata që vijnë nga Afrika. Kjo mund t’u falet kujtdo, por ne nuk na falet”, tha zoti Rama.
Ai dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni nënshkruan në Romë një javë më parë një marrëveshje për migracionin, për të ngritur brenda pranverës së ardhshme një qendër për pritjen e migrantëve nga Afrika dhe Lindja e Mesme, që synojnë Italinë përmes detit Mesdhe.
Marrëveshja u prit me dyshime dhe kritika në Romë dhe në Tiranë, sipas të cilave, Italia po përpiqet të shmangë detyrimet ndërkombëtare, që lidhen me të drejtën e azilit.
Dyshime dhe paqartësi mbi marrëveshjen e firmosur për ndërtimin në territorin shqiptar të qendrës pritëse për migrantët nga Afrika kanë ngritur edhe Këshilli i Europës, Komisioni Europian dhe UNCHR-ja.
Ata kanë kërkuar shpjegime mbi detajet e saj, për të cilën nuk janë bërë konsultime paraprake dhe zhvendosin përgjegjësitë e azilit jashtë një vendi anëtar i BE-së, duke rrezikuar të drejtat njerëzore të migrantëve. /VoA
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në ‘mbrojtje’ të Vuçiqit

Rexhep Memedi: Fëmija që u helmua nga barërat është në gjendje të qëndrueshme

Walker: Thaçi, Veseli e të tjerët po mbahen në Hagë padrejtësisht, nuk ma mundësuan t’i takoj

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi