Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i ka dhënë lamtumirën e fundit, majorit Klodian Tanushi. Në ceremoninë zyrtare mbajtur në nder të tij, Rama tha se major Tanushi i bashkohet familjes së Kombit, në varrezat e Dëshmorëve.
“Për herë të dytë në një hark të shkurtër kohe, flamuri kombëtar mbështjell trupin e një tjetër dëshmori të Atdheut. Rikthehemi në një ceremoni funebre si kjo, për ti dhënë lamtumirën një ushtaraku prindi të tre fëmijëve, djalë i prindërve, dhe një babi i cili trashëgoi sensin e misionit të FA dhe bashkëshort që ndahet krejt para kohe nga gruaja dhe familja e tij. Dhe përsëri është shumë e vështirë për të gjetur fjalë që të mbushin zbrazëtinë e këtij momenti për të gjithë ne, por që do të mbetet aty në zemrën e fëmijëve të gruas prindërve të afërmve e shokëve të tij. Sidoqoftë, shpresoj që prania jonë këtu se bashku me ju, shumë të respektuar prindër e familjarë e shumë të dashur fëmijë të dëshmorit, t’ju jap sadopak krahë për të përballuar humbjen e pazëvendësueshme.
Klodiani ishte në një mision paqeruajtës e jetë shpëtues, e la jetën e tij për të mos lejuar jetë të tjera. Ky është thelbi i të gjitha misioneve paqeruajtëse, i Forcave tona të Armatosura si pjesë e Aleancës së madhe. Është më e lehtë të japësh jetën në çaste ekstreme, kur mësyn armikun sy më sy. Por është tejet e vështirë dhe besoj, edhe sublime të pranosh që jeta jote mund të ndalojë në çdo çast për të shpëtuar jetë të panjohurish. Të pranosh të korrësh nga vdekja në një vend që nuk është Atdheu yt, se duke sheshuar plagën e minave antinjeri, ke dashur të mbjellësh farën e mirë që ushqen jetën. Ky është rasti. Dhe ky është momenti për t’u përpjekur ta themi atë që për shumë kënd mund të duket e pakuptueshme. Pse një djalë, një burrë duhet të kthehet pa jetë nga një tokë e panjohur. Sepse sot Shqipëria e shqiptarët dhe FA përmes tyre janë pjesë e këtij misioni, i cili mbart një vlerë të pakrahasueshme, NATO.
Klodiani i ngjiti shkallët e karrierës një nga një, njeri i përkushtuar, fisnik dhe tejet i respektuar. Gjë që shpjegon përtej dhimbjes edhe lotët e panatyrshme në fytyrën e shefit të shtabit teksa foli për të, apo zërin e mezi përmbajtur të ministres. Për shumë pak kohë do të kthehej në atdhe sërish, do ishte pranë familjes, do përkëdhelte fëmijët, do ishte në sytë e babait një arsye krenari, por është kthyer mbështjellë më flamurin kuq e zi, jo për të shkuar në shtëpi, por për t’u bashkuar në banesën e kombit, aty ku Kombi ka mbledhur të gjithë ata që dhanë jetën për të.
Duke njohur familjet e dy dëshmorëve, nuk është e vështirë të kuptohet se dinjiteti dhe pasioni për ti shërbyer atdheut të vijë shumë hollë mes jetës e vdekjes, është edhe trashëgim brezash. Provë e asaj që themi ne shqiptarët, gjaku nuk bëhet ujë. Jeta e Klodianit e Zarifes e qindra të tjerë që shërbejnë në misione, flet për dinjitetin e gjakut që nuk bëhet ujë. Flet për shembullin e krijuar ditë pas dite që nga qumështi i nënës e këshillat e para të babait, deri në përfshirjen e FA, e cila është çdo ditë e përkushtuar për të mbrojtur bashkësinë e madhe të njerëzve të këtij vendi. Ata na tregojnë se paqja ka gjithmonë një çmim. Se bashkimi ka një vlerë.” u shpreh Rama. /Tch/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Në këto zona në Prishtinë, do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm

Ruzhin: Maqedonia është në një situatë të vështirë, nga njëra anë ka ambicie evropiane, nga ana tjetër SHBA-të i ka aleate

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe