LAJMI I FUNDIT:

Rama kërcënon protestuesit: Tufa e vandalëve do të marrë ndëshkimin që meriton

Rama kërcënon protestuesit: Tufa e vandalëve do të marrë ndëshkimin që meriton

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në një konferencë përpara gazetarëve të dielën, një ditë pas protestës për taksën e “Rrugës së Kombit”, deklaroi se “policia ruajti gjakftohtësinë përballë një tufe vandalësh që do të marrë ndëshkimin që meriton”.

Kreu i qeverisë theksoi gjithashtu se do të ndërmerret një “komunikim intensiv shpjegues në lidhje me taksën sepse dizinformimi dhe manipulimi i opinionit publik ka triumfuar mbi shpjegimet që ne kemi dhënë gjatë debateve të ditëve të fundit”.


“Ka nevojë për luftimin e dizinformimin që orkestrohet nga zjarrnxitësit e Tiranës. Kontrata është nënshkruar që prej dy vitesh dhe sot ngrihet një furtunë në gotë e ndizet zjarr mbi pronën e përbashkët dhe mbi një investim që duhet ta dëmshpërblejë buxheti i përbashkët. Kur investimet sulmohen dhe digjen nga vandalë, ai që ka bërë investimin e kërkon atë mbrapsht nga shteti”, tha Rama, raporton TCH.

Arrestime masive në Kukës, familjarët rrethojnë komisariatin
Lexo po ashtu Arrestime masive në Kukës, familjarët rrethojnë komisariatin

Kryeministri përsëriti se do të ketë abone për banorët e zonës.

“Në kontratë është parashikuar sistemi i posaçëm për përdoruesit e shpeshtë, banorët e zonës. Do të ketë abone për ta. Kjo nuk është bërë më parë sepse duhen 6 muaj për verifikimin e përdoruesve të rregullt”, tha ai.

Taksa e “Rrugës së Kombit”, sipas Ramës, është e domosdoshme për mirëmbajtjen e saj. Kryeministri tha se edhe paraardhësi i tij e ka thënë më parë që rruga nuk mund të mirëmbahet dot.

“Mospagesa si kontribut do të çonte në rrënimin e rrugës”, u shpreh Edi Rama.

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori