LAJMI I FUNDIT:

Rama insiston: Sheshi do të vazhdojë deri te Posta

Rama insiston: Sheshi do të vazhdojë deri te Posta

Sonte në sallën e Kuvendit Komunal të Prishtinës është mbajtur diskutim i përgjithshëm me qytetarë.

Në këtë diskutim me qytetarë ishin të pranishëm kryetari i Prishtinës Përparim Rama dhe një pjesë e kabinetit të tij.


Ndër çështjet më me interes për qytetarët e pranishëm ishte problemet në trafik.

Rama tha janë duke parë disa mundësi për të rregulluar kaosin në trafik.

Ai ka thënë se prioritet do t’u jepen këmbësorëve.

“Vetëm 27% e qytetarëve në Prishtinë përdorin vetura, derisa 73% e tyre nuk përdorin vetura”.

I pari i kryeqytetit ka thënë se ndërtimi i pesë shkollave të reja do të jetë ndihmesë e madhe për lehtësimin e trafikut.

“Prindërit nuk do të kenë nevoje t’i hipin veturës për të sjellë fëmijën në qendër në shkollë”.

Rama është shprehur i bindur se zgjerimi i mëtejmë i sheshit është në interesin e qytetarëve të Prishtinës.

“Zgjerimi i sheshit do të ndodh me faza. Ne kemi bërë tashmë mbylljen deri te Katedralja për arsye se kemi hapur parkingun në atë vend…Ulpiana dhe Dardania kanë qasje të shumta. Janë katër-pesë hyrje në Ulpianë dhe pa aq edhe në Dardani. Nuk është e nevojshëm që hyrja në Ulpianë dhe Dardani të bëhet nga Sheshi. Duhet planifikuar që do të ndërtohet edhe Xhamia e Madhe. Ajo do të sjellë densitet të hatashëm, poashtu aty kemi edhe tregun që poashtu sjellë densitet. Prandaj sheshi në fillim do të vazhdojë deri të Posta. Qytetarët e Ulpianës dhe Dardanisë do të kenë mundësi të dalin të ecin nëpër sheshe. Do të jetë një 2-3 kilometërshe që është i zakonshëm në vendet e perëndimit, ku qytetarët do të kenë mundësi të shëtisin. Strategjia jonë është duke menduar për të gjithë, por prioritet do të jenë këmbësorët”.

Rama thotë se edhe sheshi “Nëna Terezë” dikur ka qenë rrugë por sipas tij sot është vend shumë atraktiv./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështetë Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështetë Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i procesi i anëtarësimit

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
“U shku me vra Ganinë”, dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan

“U shku me vra Ganinë”, dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Shqiptari që goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë del para gjykatës: Nuk kam pasur qëllim për ta vrarë

Shqiptari që goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë del para gjykatës: Nuk kam pasur qëllim për ta vrarë

Kalo në kategori