LAJMI I FUNDIT:

Rama fton të rinjtë të mos e braktisin Shqipërinë: Po ikët do të bëni zgjedhje të gabuar

Rama fton të rinjtë të mos e braktisin Shqipërinë: Po ikët do të bëni zgjedhje të gabuar

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, iu ka bërë thirrje të gjithë punonjësve të administratës publike që të vazhdojnë të punojnë me të njëjtin ritëm, pasi janë në monitorim nga Bashkimi Evropian.

Rama po ashtu iu ka kërkuar të rinjve të mos ikin nga Shqipëria, sepse është një zgjedhje e gabuar.


Ai tutje ka thënë se “ne duhet të fokusohemi te anëtarësimi në Bashkimin Evropian, pavarësisht se çfarë na thonë ata atje, zërat e gjithkujt në kafene, sepse ne duhet ta besojmë që e kemi ne këtë në dorë”.

“Sepse ne do të jemi gati për në BE, pa qenë ata gati për ne. Kjo nuk është thjesht një përpjekje për të qenë në rregull me Brukselin. Kjo është e lidhur me të qenurit i vetëdijshëm që administrata publike ka një rol parësor për mirëqeverisjen”.

“Edhe këtë nuk e bën realitet qeveria, por e gjithë makina e shtetit. Po ashtu ne duhet të jemi shumë të vetëdijshëm që pjesë e këtij procesi është dhe antikorrupsioni, i cili është mirësjellje, kulturë shërbimi që secili prej jush ka një rol me klimën e çdo institucioni të Shqipërisë”, është shprehur Rama.

Kryeministri shqiptar më tej ka thënë se qëllimi është që të krijojnë në çdo pjesë të administratës, një klimë të re.

“Ne kemi thyer një rekord dhe duhet që të nesërmen duhet të gjesh forca të reja për të shkuar më tutje. Ne vërtetë ia dolëm atij procesi, po janë kaq shumë procese kontrollore monitorimi nga BE, sa që ne duhet të jemi gjithmonë në formë. Çdokush që hyn në mëngjes në derën e një institucioni, është mirë që ta ndjejë peshën e ngritjes së atij flamuri kombëtar”.

“Këtë klimë të re ne duhet ka krijojmë domosdo dhe do bëjmë çmos që të jeni të gjithë të përfshirë. Qëllimi më i madh dhe më i lartë është që ta shkulim përgjithmonë Shqipërinë nga kthetrat dhe për ta ngulur në atë hapësirë ku janë shtetet dinjitoze për qytetarët e tyre”.

“Më besoni që po ikët do të bëni zgjedhje të gabuar, por ana tjetër jeni shumë herët për të parë si është Shqipëria brenda këtyre viteve dhe do të flisnin për atë që gjyshërit tuaj as nuk guxonin të ëndërronin”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Themelorja konfirmon aktakuzën ndaj Agron Mustafës, ngarkohet se i shkaktoi dëm afër 7 milionë euro Telekomit

Drejtësi
Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Kurti optimist, shpjegon se si do ta menaxhojë sfidën për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Kalo në kategori