LAJMI I FUNDIT:

Rama: Me fitoren e Vetingut ka fituar gjithë Shqipëria

Rama: Me fitoren e Vetingut ka fituar gjithë Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë një takimi të zhvilluar të martën pasdite me gratë e Durrësit theksoi se me fitoren e Vetingut ka fituar gjithë Shqipëria e njerëzve të zakonshëm.

Kreu i qeverisë u shpreh se është kënaqësi shumë e madhe që Vetingu fitoi si rezultat i një marrëveshje që u bë për Shqipërinë.

“Mbrëmë arritëm të votojmë Vetingun. Shumica shprehej mos ta vëmë në program se nuk e realizojmë dot. Por unë isha nga ata që insistonin do ta vëmë në program dhe do ta realizojmë. Unë i besoj asaj që njeriu duhet të përpiqet për të realizuar ato që dëshiron. Dhe kjo është përpjekja dhe angazhimi ynë për të ndryshuar sistemin gjyqësor në vend, duke e pastruar nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar”, tha Rama.


Ai tha se Vettingu nuk u bë për interesin e PS-së, por për Shqipërinë. Sipas tij, me Vetingun dhe pastrimin e pallatit të drejtësisë do t’i jepet mundësia gjykatësve dhe prokurorëve të kenë duart e liruara.

“Shqipëria sot është më e mirë se Shqipëria dje. Shqipëria sot ka më shumë shpresë e energji pozitive dhe më shumë hapësirë për të komunikuar me njëri tjetrin”, tha Rama.

Në trend Lajme

Më shumë
Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Lajme
Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Drejtësi
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Prokurori Krasniqi: Gjykata ka bazë ligjore ta gjobisë Kurtin

Prokurori Krasniqi: Gjykata ka bazë ligjore ta gjobisë Kurtin

Kurti: S’mund të ketë pajtim me Serbinë, derisa ajo zotohet se do ta përsëriste gjenocidin ndaj Kosovës

Kurti: S’mund të ketë pajtim me Serbinë, derisa ajo zotohet se do ta përsëriste gjenocidin ndaj Kosovës

Kalo në kategori