LAJMI I FUNDIT:

Rama falënderon Melonin pas marrëveshjes: Tani qershia mbi tortë, dakordësimi për pensionet me Greqinë

Rama falënderon Melonin pas marrëveshjes: Tani qershia mbi tortë, dakordësimi për pensionet me Greqinë

Arritja e marrëveshjes me Italinë për pensionet, ishte një nga dy marrëveshjet më të vështira sipas kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

Në një reagim të bërë së fundmi në Facebook, Rama tha se për këtë falënderon kryeministren e Italisë, që sipas tij, pa të kjo marrëveshje nuk do të kishte përfunduar.

Rama tha se tani “sytë” janë nga Greqia për të arritur marrëveshjen për pensionet edhe për shqiptarët që jetojnë dhe punojnë atje, e po ashtu për të hequr ligjin e luftës.


“Sot jam vërtetë i lehtësuar nga mbyllja më në fund e procesit të gjatë burokratik të miratimit të ligjit të pensioneve për shqiptarët e Italisë. Hallall dhe vicklat, talljet, përqeshjet, jo ishte lojë, jo ishte tallje, jo e paç haram etj…. rëndësi ka që tanimë mundi dhe sakrificat e shqiptarëve do njihen njësoj si për italianët, pa asnjë dallim”, ka shkruar Rama.

Tutje ai ka thënë se “Kjo ishte njëra nga dy marrëveshjet absolutisht më të vështira të pensioneve sepse bëhet fjalë për gati gjysmë milionë njerëz, dhe i jam falënderues Giorgia Melonit, pa të cilën kjo nuk do të merrte fund, dhe mund të merrte vite dhe vite të tjera. Tani qershia mbi tortë për të mbyllur këtë cikël, mbetet marrëveshja me Greqinë. Qielli është hapur përsëri nga retë që siç e dini u mblodhën prapë për arsyen që dini, dhe vendosmëria ime është të mbyllim të gjitha çështjet e hapura me po atë ndjenjë respekti dhe bashkëpunimi që kemi ndarë me kryeministrin grek që prej takimit tonë të parë”.

“Unë kam shumë  besim që mandati ynë i katërt do të jetë mandati i pensioneve të ligjëruara të shqiptarëve të Greqisë, siç do të jetë dhe mandati i heqjes së ligjit të luftës dhe i vënies mbi ‘i’ i të gjitha pikave të dakordësuara mes nesh. Shqipëria e 2030 dhe Greqia do të jetën së bashku në BE dhe do të enë lënë pas çdo hije të së shkuarës duke u afrua më shumë se kurrë për të mirën e përbashkët, por dhe me bindjen se në këtë botë të trazuar së bashku jemi shumë më të fortë”, u shpreh Rama. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bekim Jashari dhuron 100 mijë euro për familjet në nevojë

Bekim Jashari dhuron 100 mijë euro për familjet në nevojë

Lajme
Grusht i rëndë për Serbinë, Vuçiq e kishte dërguar gruan e tij në Kenia për ta penguar njohjen e Kosovës

Grusht i rëndë për Serbinë, Vuçiq e kishte dërguar gruan e tij në Kenia për ta penguar njohjen e Kosovës

Lajme
Komedianët rusë kishin tentuar ta mashtrojnë edhe ish-presidentin Hashim Thaçi, por ai i kishte zbuluar

Komedianët rusë kishin tentuar ta mashtrojnë edhe ish-presidentin Hashim Thaçi, por ai i kishte zbuluar

Lajme
Kurti pre e dy komedianëve rusë, ish ministri i Brendshëm: Fajin e ka kabineti i kryeministrit

Kurti pre e dy komedianëve rusë, ish ministri i Brendshëm: Fajin e ka kabineti i kryeministrit

Lajme
Halil Kastrati: Mblidhen 5 milionë euro për bamirësi në Natën e Kadrit

Halil Kastrati: Mblidhen 5 milionë euro për bamirësi në Natën e Kadrit

Lajme
Ademi: Rruga pranë vendit të vrasjes në Vushtrri, kontrollohet nga fajdexhinjtë e trafikantët e drogës

Ademi: Rruga pranë vendit të vrasjes në Vushtrri, kontrollohet nga fajdexhinjtë e trafikantët e drogës

Siguri
Kalo në kategori