LAJMI I FUNDIT:

Rama: LDK-ja nuk duhet ta bëjë gabimin e dytë, i pari ishte largimi i Osmanit, i dyti nëse nuk e votojnë Abdixhikun

Rama: LDK-ja nuk duhet ta bëjë gabimin e dytë, i pari ishte largimi i Osmanit, i dyti nëse nuk e votojnë Abdixhikun

Mbrëmjen e së hënës, janë zyrtarizuar tri kandidatura për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Anton Quni, Lutfi Haziri e Lumir Ambdixhiku janë tre kandidatët që do të garojnë për të zënë pozitën e të parit të LDK-së.


Në lidhje me këtë, analisti Fidan Rama ka thënë se LDK-ja nuk duhet të gabojë, ashtu siç kishte gabuar me Vjosa Osmanin.

Sipas Ramës, tashmë është koha që Lumir Abdixhiku bashkë me persona të tjerë, t’i japin një kahje tjetër LDK-së.

“LDK nuk duhet ta bëjë gabimin e dytë. Gabimi i parë ishte largimi i Vjosa Osmanit dhe u pa se çfarë efekti pat, ndërsa gabimi i dytë do të jetë nëse anëtarët e Kuvendit nuk e votojnë kryetar të LDK-së, Lumir Abdixhikun. Koha është që Lumi bashkë me shumë të tjerë që janë brenda t’i japin kahje tjetër këtij subjekti”, shkruan Rama.

Ai shprehet se, “LDK është subjekt i rëndësishëm për vendin, sidomos në rrethana kur rrezikohet opozitarizmi në Kosovë”.

“Prandaj ata që votojnë më 14 mars së pari duhet t’i kenë parasysh këto, por edhe shumë arsye tjera se pse ka nevojë LDK për këtë vendim”, shkruan tutje analisti Rama.

Ndryshe, Lidhja Demokratike e Kosovës ka konfirmuar se në takimin e kryesisë së kësaj partie sot, Lutfi Haziri dhe Lumir Abdixhiku kanë paraqitur kandidaturat për kryetar të partisë.

Në komunikatën e LDK-së thuhet se Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës sot ka mbajtur mbledhjen e radhës me qëllim të përgatitjes sa më të mirë të Kuvendit të LDK-së, përkatësisht Kuvendit për zgjedhjen e Kryetarit të LDK-së.

“Në mbledhje u dakordua për përgatitjet e nevojshme dhe të domosdoshme për mbledhjen e Kuvendit dhe në parim u konfirmuan edhe emrat e delegatëve të Kuvendit, të cilët janë konfirmuar nga secila degë e LDK-së”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.

Më tej thuhet se në mbledhjen e sotme, u paraqitën edhe dy kandidatura për Kryetar të LDK-së. Kandidaturat për Kryetar të LDK-së i paraqitën Lutfi Haziri nënkryetar i LDK-së dhe Kryetar i Gjilanit si dhe Lumir Abdixhiku, anëtar i Kryesisë së LDK-së.

Sipas njoftimit në mbledhje gjithashtu është thënë se ka edhe kandidatura tjera, që mund paraqiten ditëve në vijim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori