LAJMI I FUNDIT:

Rama dhe Zaev diskutojnë për shumë projekte, ndër to edhe pika e përbashkët doganore

Rama dhe Zaev diskutojnë për shumë projekte, ndër to edhe pika e përbashkët doganore

Seanca e përbashkët e dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe Maqedonisë në Pogradec u pasua me një konferencë të përbashkët shtypi nga dy kryeministrat. Çështjet infrastrukturore ishin tema kryesore e kreut të qeverisë shqiptare, duke përmendur linjën hekurudhore Ohër-Lin. Rama theksoi se deri në mbledhjen e ardhshme të dy qeverive do të punohet për një doganë të përbashkët në Qafë Thanë.

Një çështje tjetër ishte marrëveshja e Ohrit, për të cilën Rama tha se kishte marrë garanci nga homologu Zaev për zbatimin përfundimtar të saj.


“Rruga e Arbrit për të cilën nga ana jonë kemi bërë progres së konsiderueshëm është një segment ku ndajmë të njëjtin mendim me kryeministrin Zaev vjen si domosdoshmëri zgjatimi nga ana tjetër e kufirit. Jam shumë i kënaqur që mora nga kryeministri Zaev garancinë se do të punojë për studimin e fizibilitetin duke studiuar edhe impaktin mjedisor. Njësoj e sheh edhe ai rëndësinë e madhe të këtij segmenti për të ardhmen si një urë e dobishme lidhëse jo vetëm në sensin fizik por edhe shpirtëror”, tha Rama.

Po ashtu është folur për hekurudhën dhe shtrirjen e saj mes Ohrit dhe Linit si dhe për ambicien që porti i Durrësit të jetë gjithnjë e më shumë me akses për palën maqedonase në funksion të intensifikimit të tregtisë edhe nga ky port. Ndërtimi i linjës të interkonjeksionit 400KV përbën një arsye të fortë për të qenë optimist për sa i përket integrimit të tregut energjetik mes dy vendeve.

Duke parë trendin rritës të vëllimit tregtar dhe shtimit të turistëve nga Maqedonia do të punojmë që deri në mbledhjen e dytë të qeverive të kemi pikën e përbashkët doganore në Qafë Thanë.

U fol edhe për marrëveshjen e Ohrit dhe jemi shumë të inkurajuar nga vizioni, kurajoja dhe vullneti i kryeministrit Zaev për ta çuar përpara dhe më në fund për ta mbyllur këtë kapitull me zbatimin e marrëveshjes së Ohrit që është me interes të madh reciprok dhe një gurë themeli për demokracinë dhe rritjen e mirëqenies kudo ku jetojnë shqiptarët pasi i jep përfundimisht fund një historie ku kufijtë e së shkuarës si pengesa për të ardhmen.

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori