LAJMI I FUNDIT:
Prishtina 6° cloudy

Rama dhe drejtori i ri i Policisë së Kryeqytetit, diskutojnë për luftimin e kriminalitetit në Prishtinë

Rama dhe drejtori i ri i Policisë së Kryeqytetit, diskutojnë për luftimin e kriminalitetit në Prishtinë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është takuar sot me drejtorin e ri të Policisë së Kryeqytetit, Major Bekim Bislimin, dhe drejtorin e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Nënkolonel Basri Shabani, në një takim zyrtar për të diskutuar prioritetet kryesore të sigurisë dhe rendit publik në kryeqytet.

Gjatë këtij takimi, Rama theksoi rëndësinë e përmirësimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe forcimin e masave të sigurisë në lagjet e qytetit.

Diskutimet përfshinë edhe hartimin e planeve konkrete për luftën kundër kriminalitetit dhe garantimin e qetësisë për të gjithë qytetarët.


“Ky është hapi i parë drejt një partneriteti të fortë, që synon të forcojë besimin e qytetarëve te institucionet tona. Me vendosmëri për të ndërtuar një kryeqytet më të sigurt dhe më të drejtë për të gjithë, ky takim shënon fillimin e një rrugëtimi të ri për të adresuar sfidat që na presin,” shkroi Rama në një postim në Facebook.

Takimi shënon fillimin e një qasjeje të re për të përmirësuar sigurinë publike në Prishtinë dhe forcimin e besimit të qytetarëve në institucionet lokale dhe të sigurisë./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës

Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës

Magazina
Analisti malazez për fjalimin e Osmanit në Uashington: 12 minutat më së miri të shfrytëzuara ndonjëherë nga një politikan

Analisti malazez për fjalimin e Osmanit në Uashington: 12 minutat më së miri të shfrytëzuara ndonjëherë nga një politikan

Lajme
Vaktia e Ramazanit 2025

Vaktia e Ramazanit 2025

Lajme
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë: Shpërbërja e USAID-it nga Trump dëmton interesat e SHBA-së dhe është dhuratë për konkurrentët tanë

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë: Shpërbërja e USAID-it nga Trump dëmton interesat e SHBA-së dhe është dhuratë për konkurrentët tanë

Lajme
Rashiq ngre dyshime për manipulime nga Lista Serbe: Persona të panjohur po ofrojnë para për anulimin e votave të partisë time

Rashiq ngre dyshime për manipulime nga Lista Serbe: Persona të panjohur po ofrojnë para për anulimin e votave të partisë time

Lajme
Kalo në kategori