Ylli i Barcelonës, Ivan Rakitic ka zbuluar se shoku i tij kroat, Luka Modric, u përpoq të bindë atë për t’u bashkuar me Real Madridin para lëvizjes së tij me skuadrën nga Camp Nou.
29-vjeçari kroat u bashkua me katalanasit nga Sevilla në verën e vitit 2014, por ai ka deklaruar se shoku i tij i ngushtë më parë ishte përpjekur për të joshur atë që të kaloj në Bernabeu.
“Përpara, sa unë isha me Sevillan, ai e bëri këtë. Por, do të jetë më e vështirë tani!”, ka thënë fillimisht Rakitic për Cadena Ser, kur pyet nëse Luka Modric ishte përpjekur për ta bindur atë për t’u bashkuar me Real Madridin.
“Ai është një person që e respektoj shumë. Natyrisht është i aftë për të luajtur për Barcelonën, sepse për mua ai është një nga tre lojtarët më të mëdhenj në botë në pozitën e tij”, përcjell Telegrafi.

“Unë gëzohem shumë duke luajtur me të, dhe me respekt të plotë për të gjithë të tjerët, ne shohim një tjetër Madrid, kur ai është duke luajtur dhe kur ai nuk është”.
Tutje, Rakitic ka folur edhe për bashkëlojtarët e tij, Andres Iniesta dhe Lionel Messi, për të cilët tha se janë trupi dhe truri i skuadrës katalunase.
“Iniesta? Është e vështirë të imagjinohet Barça pa atë, është si Barça pa Xavin. Është me të vërtetë e vështirë, pothuajse e pamundur”.
“Sa për Messin, atë që ai ka këtu te Barcelona është diçka që paratë nuk mund të blejnë. Unë jam i sigurt se ai është me të vërtetë i etur për të qëndruar”, përfundoi kroati. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Eskalon situata në fund të ndeshjes Liria - Vëllaznimi, tifozët futen në fushë

Van Persie bën hapin e madh në karrierë si trajner, merr drejtimin e gjigantit holandez

Barcelona rrit kufirin e pagave, tani synon afrimin e një ylli nga Liga Premier

Dy top klubet angleze e bëjnë prioritet transferimin e Frenkie de Jongut

Atmosferë e jashtëzakonshme në Prizren në derbin e madh kosovar

Man City ‘i plagosur’ pret Liverpoolin në formë – formacionet zyrtare të derbit anglez

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë