LAJMI I FUNDIT:

Rajoni i Pollogut pa ujë cilësor për pije

Rajoni i Pollogut pa ujë cilësor për pije

Pjesa dërmuese e vendbanimeve rurale në rrethinën e Tetovës kanë probleme me ujin e pijshëm. Në këta vendbanime uji nuk është për pije dhe ka ndalesë që qytetarët ta shfrytëzojnë për konsum, por vetëm për nevoja higjienike. Analizat e gjysmëvjetorit të këtij viti, tregojnë se 64 për qind e vendbanimeve nuk kanë ujë cilësor. Kësisoj, uji në vendbanimet rurale është i ndotur dhe autoritetet e atjeshme nuk bëjnë kujdes të mirëmbajnë rrjetet e ujësjellësve në mënyrë të rregullt, pohojnë mjekët nga Qendra për Shëndet Publik në Tetovë.

“Rezultatet për ujin e pijshëm në këtë gjysmëvjetor për vendbanimet rurale nuk janë të mira. Gjendja nuk përmirësohet aspak, kështu në mjediset rurale 64.7 përqind nga rezultatet e analizave mikrobiologjike nuk janë të mira. Kjo do të thotë se dy e treta e analizave të bëra nëpër fshatra nuk korrespondojnë me parametrat që nevojiten. Pak më mirë janë rezultatet fiziko-kimike, diku rreth 14 për qind janë të mira këta parametra. Aspak nuk jam i kënaqur me këta rezultate”, deklaroi Ratko Davidovski, mjek në Qendrën për Shëndet Publik në Tetovë.


Mirëpo, për dallim nga vendbanime rurale, në qytetin e Tetovës rezultatet e ujit janë të mira sepse uji mirëmbahet, pastrohet dhe dezinfektohet në kohë dhe ka ekipe që mirëmbajnë rregullt sistemin e ujit. Shembull i mirë janë edhe disa vendbanime të cilët mund të numërohen në gishta, ku uji është i mirë dhe i pijshëm. Bëhet fjalë për fshatrat Radiovcë, Bërvenicë, Sedllarcë e epërme, Odri, Jazhinca dhe Zhelinë.

Ndërsa, vendbanimet tjera kanë probleme me ujin e pijshëm. Situata me vendbanimet ku ka probleme me ujin është edhe pasojë sepse uji i lumenjve futet në sistemin e ujësjellësit për shkak të mungesës së mjaftueshme të ujit nga burimet. Kjo e vështirëson edhe më shumë situatën, ndërsa mjekët thonë se problem kryesor mbetet mos dezinfektimi i ujit. “Kjo ndodh sepse në mënyrë gjenerale nuk bëhet dezinfektim i ujit, nuk rezulton se është bërë dezinfketim. Burimet nuk janë të mbrojtura, sidomos zona e parë duhet të jetë e ndaluar për qasje dhe çdo kush mund të afrohet në burime. Kaptazhet nuk mirëmbahen, nuk pastrohen, kemi defekte në rrjetin e ujësjellësve, poashtu edhe rezervuarët e ujit nuk mirëmbahen, nuk ka mirëmbajtje adekuate i tërë sistemit. Kryesorja është se nuk bëhet dezinfektim i ujit”, tha Ratko Davidovski, mjek në Qendrën për Shëndet Publik në Tetovë.

Nga Qendra për Shëndet Publik në Tetovë, nuk dëshirojnë të thonë emrat e fshatrave ku uji nuk është i pijshëm, por nënvizojnë se 64 për qind e vendbanimeve rurale në rajonin e rrethinës së Tetovës kanë probleme me cilësinë e ujit dhe i njëjti është i ndaluar për pije. Edhe pse pjesa dërmuese e komunave rurale kanë të krijuara ndërmarrje publike megjithatë ata duhet më shumë të angazhohen që të sigurojnë ujë cilësor për banorët./Koha.mk/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori