LAJMI I FUNDIT:
Mitrovica 10° cloudy

Rajoni i Mitrovicës në vitin 2024 ka afro 20 mijë banorë më pak se në vitin 2011

Rajoni i Mitrovicës në vitin 2024 ka afro 20 mijë banorë më pak se në vitin 2011
Qyteti i Mitrovicës

Këtë të premte, Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet preliminare të regjistrimit të popullsisë për vitin 2024. Nga këto të dhëna shihet një rënie e popullsisë në të gjithë vendin.

Rajoni që shënoi rënie të popullsisë ishte dhe ai i Mitrovicës, ku tashmë ka 19 mijë e 86 banorë më pak në krahasim me regjistrimin e popullsisë që u bë në vitin 2011.

Në vitin 2011, rajoni i Mitrovicës kishte gjithsej 192 mijë e 637 banorë, ndërsa tani ka 173 mijë e 551 banorë, shkruan Telegrafi.


Bazuar në rezultatet që ka publikuar ASK-ja në vitin 2011, Mitrovica kishte 71 mijë e 909 banorë, Skenderaj kishte 50 mijë e 858 banorë dhe Vushtrria kishte 69 mijë e 870 banorë.

Ndërsa, komunat veriore të vendit asokohe e kishin bojkotuar tërësisht këtë proces.

Gjersa, tashmë pas 13 vjetësh bazuar në këto rezultate, Mitrovica ka 64 mijë e 680 banorë, Vushtrria ka 61 mijë e 493 dhe Skenderaj ka 40 mijë e 632 mijë banorë, transmeton Telegrafi.

Derisa, Mitrovica Veriore ka dy mijë e 346 banorë, Zubin Potuku ka 758 banorë, Leposaviqi ka tre mijë e 207 banorë dhe Zveçani ka 435 banorë.

Komunat veriore të vendit kësaj radhe nuk e bojkutuan tërësisht regjistrimin e popullsisë, por, përsëri sipas drejtorit ekzekutiv të ASK-së, Avni Kastrati, pati shumë bojkotim nga banorët e këtyre zonave. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Magazina
Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Amerika
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Shkelzeni, i eliminuari i radhës nga Big Brother VIP Albania 4

Shkelzeni, i eliminuari i radhës nga Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Ndodh në Ligën e Kampionëve: Ndërpritet ndeshja, yjet e Barcelonës dhe Benficas bëjnë iftar

Ndodh në Ligën e Kampionëve: Ndërpritet ndeshja, yjet e Barcelonës dhe Benficas bëjnë iftar

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori