LAJMI I FUNDIT:

Rajoni assesi të gjej qetësi, një tërmet tjetër godet Bosnjën

Rajoni assesi të gjej qetësi, një tërmet tjetër godet Bosnjën

Në Bosnje e Hercegovinë në orët e para të mëngjesit të sotëm ka ndodhur edhe një tërmet tjetër me fuqi shkatërruese prej 4.8 magnitudë, kanë bërë të ditur nga Qendra Evropiane Sizmologjike (EMSC).

Epiqendra e tërmetit ka qenë 17 kilometra në lindje nga Stoci, në një thellësi prej 10 kilometra. Tërmeti  u regjistruar në ora 6:27, transmeton Telegrafi.


Dridhjet janë ndjerë në tërë rajonin. Ndërkaq një ditë më herët një tërmet me fuqi prej 5.6 magnitudë goditi Bosnjën dhe dridhjet u ndjenë në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi e Kroaci.

Si rezultat i kësaj, humbi jetën 27-vjeçarja Elmira Sefo, e dëmet material ka pasur në Lubinjë dhe Mostar. /Telegrafi/