LAJMI I FUNDIT:

Rahoveci drejt stabilizimit me COVID-19

Rahoveci drejt stabilizimit me COVID-19

Në Komunën e Rahovecit deri më tani janë identifikuar 24 raste me COVID-19, ku dy prej tyre janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive, 22 janë raste aktive dhe dy janë të shëruar.

Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Rahovecit, Samir Mustafa, tha për KosovaPress, se gjendja e të prekurve me koronavirus në këtë komunë është stabile dhe nën kontroll.


“Numri i të prekurve me coronavirus në komunën e Rahovecit është 24, 2 të shëruar dhe 22 raste aktive…. Dy janë në klinikën Infektive dhe gjendja e tyre është stabile, sipas raportit që kemi nga ekipet mjekësore, të tjerët janë në shtëpitë e tyre vetë izolim”, thotë Mustafa.

Ndër të tjera, Mustafa tregon se që nga përhapja e COVID-19 në këtë komunë, kanë formuar shtabin emergjentë, i cili ka ndihmuar në menaxhimin e situatës.

“Kryetari ka formuar shtabin emergjentë, ku jemi aktivë 24 orë. Në fillim kemi bërë dezinfektimin e hapësirave dhe objekteve shëndetësore të cilat dezinfektohen çdo vikend në Rahovec, ndërsa Qendra kryesore e mjekësisë familjare dhe reparti i kujdestarisë dy herë në javë, ngase kemi numër më të madh të qytetarëve, që marrin shërbime mjekësore”, deklaroi Mustafa.

Ai thotë se për një periudhë afatmesme janë të pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme për trajtim dhe mbrojtje nga COVID-19.

“Në fillim kemi pas vështirësi, si çdo komunë tjetër, mirëpo gradualisht furnizimi ka shkuar duke u përmirësuar për momentin jemi stabil nuk kemi mungesë të maskave dhe materialeve mbrojtëse të personelit shëndetësorë”, thotë ai.

Ai shtoi se COVID-19 në Komunën e Rahovecit është përhapur nga dy infermiere, të cilat janë infektuar në vendin e tyre të punës./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori