LAJMI I FUNDIT:

Ragip Rusta, lexuesi më i moshuar i Telegrafit, 93-vjeçari që i kalon ditët duke u informuar nga portali i parë në vend

Ragip Rusta, lexuesi më i moshuar i Telegrafit, 93-vjeçari që i kalon ditët duke u informuar nga portali i parë në vend

Ndonëse ka hyrë në dekadën e nëntë të jetës së tij, Ragip Rusta, është nga njerëzit e rrallë që në një moshë kaq të shtyrë me shumë pasion përdorë internetin, duke mbetur i informuar për zhvillimet shoqërore brenda dhe jashtë vendit.

Ai ka treguar se nga shumë mediume që janë në tregun medial online në Kosovë, mbetet lexues besnik i portalit më të vjetër në vend, Telegrafi.com.


“Mua djali mi ka larguar të gjitha portalet, vetëm një ma ka lënë”, ka shtuar Rusta.

Sipas tij, ai ka krijuar varësi dhe se nuk mund ta kalojë asnjë ditë pa u informuar në portalin Telegrafi dhe të kyçet në rrjetin social Facebook.

Ndryshe, ai ka edhe llogarinë e tij në Facebook, platformë të cilën e përdor për komunikim dhe informim, po duke mos lënë anash edhe hulumtimin në botën e gjerë të informatave që i ofron interneti.

Ragip Rusta, 93 vjeçari që përdorë kompjuterin, ka llogarinë e tij në Facebook dhe hulumton nëpër internet
Lexo po ashtu Ragip Rusta, 93 vjeçari që përdorë kompjuterin, ka llogarinë e tij në Facebook dhe hulumton nëpër internet

“Unë kompjuterin e përdori tash e 30 vite. Para luftës ma ka blerë djali kompjuterin, derisa pas luftës  ma ka dhuru llap topin. Më është bërë shprehi përdorimi i tij. Nuk mundem pa kompjuter. Ka sende interesante shumë, sepse krejt historia njerëzore është këtu, nga të gjitha lëmit që kërkon e gjenë këtu. Ka shumë njerëz që nuk e kanë provu mu aktivizu në internet”, ka theksuar Rusta.

Sipas tij, Facebook dhe hyrja në internet është diçka pa të cilën nuk mundesh t’i qëndrosh larg.

“Ka njerëz që janë shumë më të rinj se unë dhe nuk janë aktiv nëpër rrjete sociale dhe as në përdorimin e internetit”, ka shtuar Rusta.

Ai ka konstatuar se dikur analfabetë konsideroheshin ata që nuk e njihnin shkrimin dhe leximin, derisa anaflabetë modern sipas tij, janë ata që nuk dinë ta përdorimin teknologjinë dhe internetin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Përfundon takimi në Bruksel, Bislimi: Serbia kërkon që strukturat ilegale të financohen deri në krijimin e Asociacionit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Avokatja: Me të thënë “je e bukur”, “je sharmante” – nuk është ngacmim seksual

Drejtësi
Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Përplasje mes deputetëve të PDK-së dhe LVV-së për planin e ndërtimit të tunelit në rrugën Prizren - Tetovë

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori