LAJMI I FUNDIT:

Rafael Leao ‘ka vendosur’ për cilin klub dëshiron të nënshkruajë pas pakënaqësive tek Milani

Rafael Leao ‘ka vendosur’ për cilin klub dëshiron të nënshkruajë pas pakënaqësive tek Milani

Rafael Leao ka vendosur se për cilin klub dëshiron të nënshkruajë në rast largimi nga Milani, sipas raportimeve të fundit. 

Reprezentuesi portugez ka qenë një prej figurave më të rëndësishme të Milanit gjatë sezoneve të fundit, por ai duket se nuk ka një raport të mirë me trajnerin Paulo Fonseca. 

Për këtë arsye ka pasur thashetheme sa i përket të ardhmes së Leaos, me sulmuesin që është lidhur me klube si Manchester United dhe Arsenal. 


Sidoqoftë, MilanLive ka hedhur dyshime se Leao e ka bërë të qartë se dëshiron t’i bashkohet Barcelonës duke refuzuar kështu një kalim të mundshëm në Ligën Premier. 

Për më shumë, sipas të përditshmes spanjolle Marca, agjenti i tij Jorge Mendes po ashtu favorizon një kalim tek Barcelona. 

Gjiganti katalunas thuhet se po synon të përforcojë krahët e sulmit vitin e ardhshëm, pasi Ansu Fati me gjasë do të largohet nga klubi. 

Fabrizio Romano zbulon emrat e dy lojtarëve që Barcelona po synon t’i transferojë së shpejti
Lexo po ashtu Fabrizio Romano zbulon emrat e dy lojtarëve që Barcelona po synon t’i transferojë së shpejti

Teksa Nico Williams ishte lidhur me Barcelonën verën e kaluar, një marrëveshje për reprezentuesin spanjoll do të jetë e komplikuar për shkak të çmimit të tij dhe konkurrencës nga klubet tjera. 

Një tjetër opsion është Leao, për të cilin Marca ka raportuar se dëshiron largimin nga Milani. 

Rregullat e ‘Fair-play financiar’ mund të jenë një pengesë që ky transferim të mos realizohet, ndërsa kujtojmë se çmimi i Leaos është rreth 75 milionë euro./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin detaje të reja tronditëse nga vdekja e Maradonës, ai qëndroi i vdekur në një shtëpi të pistë për më shumë se dy orë

Dalin detaje të reja tronditëse nga vdekja e Maradonës, ai qëndroi i vdekur në një shtëpi të pistë për më shumë se dy orë

Ndërkombëtare
Modric i bërtiti Mbappes gjatë ndeshjes Kroaci-Francë, por sulmuesit të Realit nuk i pëlqeu sjellja e veteranit

Modric i bërtiti Mbappes gjatë ndeshjes Kroaci-Francë, por sulmuesit të Realit nuk i pëlqeu sjellja e veteranit

Përfaqësueset
Edon Zhegrova identifikohet si objektivi kryesor i gjigantit italian

Edon Zhegrova identifikohet si objektivi kryesor i gjigantit italian

Serie A
Skautët e Real Madridit ndoqën dy talentë të mëdhenj në ndeshjen Holandë-Spanjë

Skautët e Real Madridit ndoqën dy talentë të mëdhenj në ndeshjen Holandë-Spanjë

La Liga
Man Utd, Liverpooli dhe Aston Villa vështrojnë yllin e Barcelonës

Man Utd, Liverpooli dhe Aston Villa vështrojnë yllin e Barcelonës

Premier League
Tuchel godet dy lojtarë të Anglisë për paraqitjen e tyre ndaj Shqipërisë

Tuchel godet dy lojtarë të Anglisë për paraqitjen e tyre ndaj Shqipërisë

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori