Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Kreshnik Radoniqi ka bërë të ditur se ende nuk i kanë shpallur rezultatet e përgjithshme për shkak të ankesave të ndryshme.

Përkundër se në faqen e KQZ-së paraqitet se të gjitha vendvotimet janë numëruar 100 për qind, në mbledhjen e sotme (24 tetor) u paraqiten disa ankesa.


Radoniqi tha se ka disa ankesa si në bazën e votave për kryetar të komunës, ashtu edhe për kuvende komunal, raporton Telegrafi.

“Ka shumë ankesa, ne duhet me i nda ato. Ku ka ankesa për kryetar komune dhe ato për kuvende komunale”, tha ai.

Radoniqi bëri të ditur se në bisedim me PZAP-në dhe Gjykatën Supreme, do të tentojnë që këtë fundjavë t’i shpallin të gjitha rezultatet.

“Do të tentoj me kontaku me PZAP-në dhe me Gjykatën Supreme se kur mund t’i shpallim, por besoj që gjatë fundjavës”, shtoi kryetari i KQZ-së. /Telegrafi/