LAJMI I FUNDIT:

Radio K4 shënon 20-vjetorin e themelimit në Kosovë

Radio K4 shënon 20-vjetorin e themelimit në Kosovë

Radio K4 , transmetuesi i Forcës së Kosovës e udhëhequr nga NATO-ja, ka shënuar sot 20 vjetorin e themelimit dhe veprimit në Kosovë.

Programet e radiostacionit filluan të transmetohen në vitin 1999 në periudhën pas konfliktit në Kosovë, për t’i ofruar popullatës informata në kohë dhe të paanshme mbi KFOR-in dhe çështjet e sigurisë, si dhe në gjuhën shqipe dhe serbe së bashku me programe muzikore.


Në kuadër të këtij përvjetori është bërë përurimi i ndërtesës së re të radiostacionit dhe prezantimi i himnit të Radio KFOR-it nga dy vajza të komunitetit shqiptar dhe serb./Telegrafi/