LAJMI I FUNDIT:

RACVIAC, kjo është organizata ku ish-komandanti i FSK-së Rama do ta përfaqësojë Kosovën në Kroaci

RACVIAC, kjo është organizata ku ish-komandanti i FSK-së Rama do ta përfaqësojë Kosovën në Kroaci

Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, pas dorëheqjes së tij si komandant i FSK-së do të ushtrojë një funksion  të ri në Kroaci.

Rama do të jetë përfaqësues i Kosovës në RACVIAC-Qendra për Bashkëpunim në Siguri në Kroaci. Ai këtë pozitë pritet ta marrë pas dekretimit nga ana e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Pas dorëheqjes, gjenerallejtënant Rrahman Rama me detyrë të re ushtarake në Kroaci
Lexo po ashtu Pas dorëheqjes, gjenerallejtënant Rrahman Rama me detyrë të re ushtarake në Kroaci

Kosova është anëtarësuar në këtë organizatë më 10 tetor 2014, por e njëjta është e përfshirë me fusnotë.

Në sqarimin e RACIAVC për përdorimin e fusnotës për Kosovën thuhet se “ky përcaktim është pa paragjykim ndaj qëndrimeve për statusin dhe është në përputhje me Rezolutën 1244 të KS dhe Opinionin e GJND-së mbi Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës”.

Çfarë është RACVIAC?

RACVIAC u krijua në vitin 2000 si Qendër Rajonale e Ndihmës për Verifikimin dhe Zbatimin e Kontrollit të Armëve me synimin për të ofruar trajnime për kontrollin e armëve, për të promovuar masat e ndërtimit të besimit dhe sigurisë dhe për të zgjeruar bashkëpunimin në Evropën Juglindore

Me synimin për të rritur stabilitetin rajonal, Qendra më vonë zgjeroi fushën e saj të aktiviteteve për të përfshirë një gamë të gjerë çështjesh politiko-ushtarake, duke përfshirë reformën e sektorit të sigurisë dhe bashkëpunimin ndërkombëtar dhe rajonal me fokus në integrimin euroatlantik.

Zhvillimet dhe ndryshimet në mjedisin e sigurisë dhe nevojat në ndryshim të vendeve të Evropës Juglindore, bënë të nevojshme një rishikim të misionit, objektivave dhe strukturës së RACVIAC. Kjo çoi në fillimin e procesit të transformimit të Qendrës në vitin 2007, i cili u përmbyll me nënshkrimin e një Marrëveshjeje të re për RACVIAC në 2010.

Me marrëveshjen, e ratifikuar në dhjetor 2011, Qendra fitoi statusin e organizatës ndërkombëtare në pronësi rajonale dhe u riemërua RACVIAC – Qendra për Bashkëpunim në Siguri, shkruan Telegrafi.

Aktualisht janë 29 kombe të përfshira në RACVIAC të cilat janë të ndara në: anëtarë- 9 vende të SEECP (Procesi i bashkëpunimit të Evropës Juglindore) ku hyjnë Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Greqia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Rumania, Serbia dhe Turqia.

Anëtarët e asociuar- që janë të gjitha vendet e tjera që dëshirojnë të mbështesin dhe kontribuojnë në dialogun dhe bashkëpunimin e sigurisë në Evropën Juglindore e që janë Austria, Republika Çeke, Danimarka, Franca, Gjermania, Hungaria, Italia, Holanda, Norvegjia, Rusia, Sllovenia, Spanja, Suedia dhe Shtetet e Bashkuara Mbretëria.

Vëzhguesit – vende, institucione ose organizata të tjera, të cilat mund të marrin pjesë në aktivitetet e RACVIAC si vëzhgues pas miratimit nga MAG – Kanada, Moldavia, Polonia, Sllovakia, Ukraina dhe SHBA-të.

Në takimin e mbajtur nga Grupi Këshillimor Shumëkombësh (MAG), më 10 tetor 2014, Kosova* është ftuar të marrë pjesë në mënyrë të përhershme në të gjitha nivelet dhe në kushte të barabarta në të gjitha aktivitet the takimet e RACVIAC dhe MAG.

Përveç kësaj, Australia, Belgjika, Kanadaja, Irlanda, Letonia, Ukraina etj. kanë shprehur interesimin e tyre për punën e RACVIAC.

Drejtor i kësaj Qendre është shqiptari Jeronim Bazo. Bazo është oficer ushtarak shqiptar në pension, që aktualisht shërben si Drejtor i RACVIAC – Qendra për Bashkëpunim në Siguri. Nga data 7 nëntor 2013, deri në janar 2017, ka shërbyer si Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori