Ishte një nga betejat më vendimtare të luftës deri më tani – një luftë dy-ditore për kontrollin e qytetit bujqësor të Voznesensk dhe urës së tij të rëndësishme strategjike.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, fitorja do t’u kishte mundësuar forcave ruse të shtriheshin më në perëndim përgjatë bregut të Detit të Zi drejt portit të madh të Odesa-s dhe një centrali të madh bërthamor.
Në vend të kësaj, trupat ukrainase, të mbështetura nga një ushtri vullnetarësh vendas, i dhanë një goditje dërrmuese planeve ruse, fillimisht duke hedhur në erë urën dhe më pas duke e detyruar ushtrinë pushtuese të tërhiqej, deri në 100 kilometra, në lindje.
“Është e vështirë të shpjegohet se si e bëmë këtë. Kjo është falë shpirtit luftarak të popullit tonë vendas dhe ushtrisë ukrainase”, tha kryetari 32-vjeçar i Voznesensk, Yevheni Velichko.
Por pothuajse tri javë pas asaj beteje, kryebashkiaku paralajmëroi se një tjetër sulm nga forcat ruse ishte ndoshta i afërt dhe se atyre që mbronin qytetin u mungonin armët për t’i ndaluar ata për herë të dytë.
“Ky është një vend kaq strategjik. Ne nuk po mbrojmë vetëm qytetin, por të gjithë territorin ‘pas tij’. Dhe ne nuk kemi armët e rënda që ka armiku ynë”, ka vënë në pah ai.
Ashtu si në shumë vija të frontit në Ukrainë, raketat antitank të furnizuara nga Britania e Madhe provuan të jenë vendimtare për të goditur armatën ruse në Voznesensk, duke e lënë qytetin të mbushur me deri në 30 tanke, makina të blinduara dhe madje edhe një helikopter.
“Vetëm falë këtyre armëve ne arritëm të mundim armikun tonë këtu. Dhe ne i falënderojmë partnerët tanë për mbështetjen e tyre. Por ne kemi nevojë për më shumë armë. Kolonat e armikut do të vazhdojnë të vijnë”, ka paralajmëruar Velichko.
Rëndësia strategjike e Voznesensk u bë e qartë menjëherë pasi forcat ruse nuk arritën të “pushtonin” një urë edhe më të madhe, më në jug, përgjatë lumit të dytë më të madh të Ukrainës, Buh jugor, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.
Sot, Voznesensk nuk është një qytet fantazmë, i përhumbur nga sirenat e rregullta të sulmeve ajrore. Por mijëra njerëz janë larguar javët e fundit, me tren ose në rrugët e fshatit.
Sidoqoftë, shumë prej atyre që kanë zgjedhur të qëndrojnë, disa të etur për të folur për fitoren e tyre të jashtëzakonshme.
“Ishte një përpjekje kolosale nga i gjithë qyteti”, tha Alexander, një shitës vendas që filmoi veten në vijën e frontit me një AK47, duke bërtitur “Ejani bukuroshet e mia të vogla!” – ndërsa një vullnetar tjetër hodhi një granatë drejt pozicioneve ruse.
“Ne përdornim pushkë gjuetie, njerëzit hidhnin tulla dhe kavanoza, plakat ngarkonin thasë të rëndë me rërë”.
“Rusët nuk e dinin se ku të shikonin apo nga do të vinte sulmi i radhës. Unë kurrë nuk e kam parë komunitetin të mblidhet kështu”, tha ai, duke qëndruar pranë rrënojave të urës, të cilën forcat ukrainase e shkatërruan brenda disa orësh nga sulmi i parë rus.
Dhe gjurmët e tankeve ruse ende shihen në kopshtin e Svetlana Nikolaevnës, në fshatin Rakove, në skajin jugor të Voznesensk, ku u zhvilluan disa nga luftimet më të rënda, shkruan më tej BBC, përcjell Telegrafi.
Ajo tregoi strehën e mjeteve të burrit të saj, duke shpjeguar se dy ushtarë të kapur ukrainas ishin mbajtur atje nga rusët dhe u shpëtuan nga ekzekutimi vetëm nga një valë luftimesh.
“Shikoni njollat e gjakut në derën time”, tha ajo, duke ftuar vizitorët brenda vilës së saj të shkatërruar.
Ndërsa ajo dhe familja e saj u strehuan në një bodrum aty pranë, rusët e shndërruan të gjithë shtëpinë e saj në një spital fushor të improvizuar.
“Unë u ktheva për të marrë disa rroba ditën e dytë. Kishte të plagosur të shtrirë gjithandej. Dhjetë prej tyre, mendoj. Unë kam pastruar pjesën më të madhe të gjakut”, ka rrëfyer ajo.
“Ata u larguan me nxitim, një natë. Ata lanë gjithçka pas – çizme, çorape, parzmore, helmeta – dhe vetëm ngarkuan të vdekurit dhe të plagosurit e tyre dhe u larguan”.
“… Këta rusë janë të sëmurë në kokë, kështu që ne do të duhet të qëndrojmë në roje. Por fitorja do të vijë dhe ne do t’i largojmë rusët nga të gjitha tokat tona”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

Trump zotohet të vendosë tarifa 25% ndaj BE-së dhe pretendon se blloku është "formuar për ta dëmtuar SHBA-në"

Dodik thotë se nuk do të shkojë në burg – takohet me Vuçiqin në Banjallukë

Trump ishte pajtuar me Putinin, por tani Rusia i 'hanë' fjalët për paqeruajtësit në Ukrainë

ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

E konfirmon Trump: Zelensky në Shtëpinë e Bardhë për të nënshkruar marrëveshjen për burimet natyrore dhe rindërtimin e Ukrainës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe