Besim Sahatçiu ishte një nga regjisorët shqiptarë më të njohur në periudhën e Ish-Jugosllavisë.

I lindur dhe rritur në qytetin e Pejës, prej edhe nga ka origjinë familja e tij, Sahatçiu la gjurmë në kinematografinë e atëhershme, fama e të cilit u shtri edhe jashtë kufijve të Kosovës.


E si 'dardha që pikon nën dardhë', një sukses të ngjashëm, por të përmasave edhe më të mëdha e gëzon sot njashtu edhe mbesa e tij, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora.

343441120 6116055381774814 3130043999942628446 n

Të hënën, Komuna e Pejës ka ndarë një mirënjohje të veçantë për artistin e madh të kësaj familjeje. Përkatësisht, të ndjerit i është dhënë titulli "Qytetar nderi" nga i pari i komunës, në një ceremoni modeste, ku mirënjohjen e ka pranuar bashkëshortja e tij, Besë Sahatçiu.

Lidhur me këtë nderim, në rrjetet sociale reagoi babai i artistes Rita Ora, Besnik Sahatçiu (Ora), duke publikuar disa fotografi nga ceremonia dhe disa të tjera nga e kaluara, të realizuara në Pejë.

"Faleminderit qytetit të Pejës për shpërblimin 'qytetar nderi' për Besim Sahatçiun, regjisorit të njohur pejan/kosovarë. Ja disa fotografi të Besimit në Pejë në Hotel Dukagjini, 1960, me Besa Sahatçiun. Dhe disa fotografi me pejanë të suksesshëm të asaj kohe dhe shokë të tjerë", shkroi djali i regjisorit në Instagram.

Rita përndryshe ka treguar në disa intervista se ka qenë shumë e lidhur me gjyshin e saj, i cili gjithmonë e ka inkurajuar të ndërtojë karrierë jashtë vendit, për të prekur sukseset planetare të cilat i gëzon sot. /Telegrafi/

354404388 1486957928722785 1241734365822290282 n

354477951 6023592731084671 5441293866667448254 n

355051134 6573995385955011 2850631464408606399 n 1

355331682 6605274982861533 721721102764035043 n

355086404 957883115619244 4352713444502408089 n

354457490 241696818589873 2722247912822364071 n

354813249 784910559946776 7688354555327525415 n

354806273 966822974560596 2305738913593220849 n 1

355153905 1924536041259257 11177728013422004 n

355051134 6573995385955011 2850631464408606399 n