Autoritetet në Cinquefrondi të Kalabrisë kanë filluar një program interesant, me të cilin mundësohet që në komunën e tyre të blihen shtëpitë për vetëm një euro, shkruan CNN.

Sipas fjalëve të kryetarit të kësaj komune, programi i quajtur “Operacioni Bukuria”, duhet ta zgjidh problemin e të rinjve që kanë braktisur këtë rajon për të vazhduar jetën në qytetet e mëdha italiane, transmeton Telegrafi.


2 75

Shtëpitë në Cinquefrondi janë atraktive për shkak të situatës së mirë epidemiologjike – gjatë kohës së pandemisë së coronavirusit në këtë komunë nuk ka pasur as edhe një rast të infektuar me COVID-19.

3 55

E të gjithë ata që vendosin të blenë shtëpi me këtë çmim të volitshëm, duhet të rinovojnë pronat në një periudhë kohore prej tre viteve të ardhshme.

4 44

Përveç kësaj, blerësit duhet të paguajnë një taksë prej 250 euro, e nëse në periudhën kohore prej tre viteve nuk bëhen renovime, pronari i shtëpisë do të dënohet me 20 mijë euro. /Telegrafi/

5 43