LAJMI I FUNDIT:

Qytetari u bë viral derisa voziste Teslan dhe të njëjtën kohë vendosi pajisjet Apple Vision Pro, sekretari amerikan i Transportit ngre alarmin

Qytetari u bë viral derisa voziste Teslan dhe të njëjtën kohë vendosi pajisjet Apple Vision Pro, sekretari amerikan i Transportit ngre alarmin

Sekretari amerikan i Transportit, Pete Buttigieg u bëri thirrje shoferëve të kenë kujdes, pasi në internet dolën video të shumta të njerëzve që vozisnin makinat Tesla me sistemin autopilot, derisa në të njëjtën kohë i kishin në kokë pajisjet Vision Pro.

Buttigieg reagoi pas një video shqetësuese të shpërndarë në X që kishte më shumë se 24 milionë shikime, ku një shofer i Tesla Cybertruck po manovronte me pajisjet Vision Pro derisa vetura ecte me sistemin autopilot, transmeton Telegrafi.


“Lajmërim – të gjitha sistemet e avancuara të vetë-vozitjes të disponueshme për momentin, kërkojnë edhe monitorimin tuaj, pra të mbani kontrollin e timonit tuaj”, deklaroi Buttigieg.

Një tjetër shofer i Tesla-s është parë duke vozitur veturën e tij derisa të njëjtën kohë përdorte pajisjet Vision Pro, ai raportohet se u arrestua nga policia.

Vision Pro të Apple u lansuan javën e kaluar dhe janë pajisje ku integrohet bota digjitale tredimensionale me botën e jashtme dhe të realitetit tonë.

Apple Vision Pro "shpërthejnë" në mesin e amerikanëve, njerëzit po i bartin në rrugë, vetura, tren edhe gjatë ‘shoppingut’
Lexo po ashtu Apple Vision Pro "shpërthejnë" në mesin e amerikanëve, njerëzit po i bartin në rrugë, vetura, tren edhe gjatë ‘shoppingut’

Apple thotë se njerëzit nuk duhet t’i përdorin ato gjatë vozitjes së automjetit.

Me ose pa këto kufjet, sekretari amerikan gjithmonë ka bërë thirrje t’u kushohet vëmendje vozitjes gjatë sistemit Autopilot të Tesla-s. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Influencuesi i njohur i IT-së përsëri kritikon një produkt të AI, kësaj radhe cak i sulmit ishte Rabbit R1

Influencuesi i njohur i IT-së përsëri kritikon një produkt të AI, kësaj radhe cak i sulmit ishte Rabbit R1

Teknologji
Video-loja popullore Hades do të ketë një vazhdim vitin e ardhshëm

Video-loja popullore Hades do të ketë një vazhdim vitin e ardhshëm

Lojëra
Ndaloni telefonat inteligjentë për fëmijët nën 13 vjeç - televiziorin nën 3 vjeç

Ndaloni telefonat inteligjentë për fëmijët nën 13 vjeç - televiziorin nën 3 vjeç

Teknologji
Rusia bllokon qasjen në Facebook

Rusia bllokon qasjen në Facebook

Teknologji
Kryebashkiaku australian mund ta padisë ChatGPT-n për shpifje

Kryebashkiaku australian mund ta padisë ChatGPT-n për shpifje

Teknologji
Platforma e Elon Muskut po akuzohet për përfitime nga grupet terroriste

Platforma e Elon Muskut po akuzohet për përfitime nga grupet terroriste

Teknologji
Kalo në kategori