Më 27 maj, qytetari Pal Berisha nga fshati Dugojevë, Klinë, ka dorëzuar në Stacionin Policor të Klinës një kuletë të cilën e kishte gjetur.

Në kuletë ndodheshin 42 euro para të gatshme si dhe dokumente personale.


Policia ka arritur të identifikojë pronarin e kuletës dhe e ka ftuar në stacionin policor, ku i janë kthyer të gjitha sendet e humbura.

Policia e Kosovës ka falënderuar qytetarin për veprimin dhe përgjegjësinë e treguar, duke e vlerësuar si shembull të ndershmërisë dhe ndërgjegjes qytetare./Telegrafi/