Për të kundërshtuar vendimin e Qeverisë së Kosovës, për mbajtjen e zgjedhjeve në katër komunat veriore si dhe pas arrestimit të Dejan Pantiqit serbët lokal gjatë fundjavës kanë ngritur barrikada kurse grupe të maskuara e të armatosura, kanë sulmuar me shok bomba Policinë e Kosovës dhe disa pjestarë të EULEX-it.
Këto sulme po i shqetësojnë qytetarët e Kosovës, të cilët thonë se gjendja është aspak e mirë, dhe veprimet e serbëve i quajtën, si të papranueshme.
Jakup Bellaqaj për Telegrafin tha se në këso raste duhet të ndërhyjë bashkësia ndërkombëtare për t’i ndalur këto akte të dhunës.
Sipas tij që nga pas lufta qytetarët e Kosovës përballen me probleme të tilla.
“Këto veprime dhe sulmet nga bandat kriminale serbe në veri të Kosovës janë të pa pranueshme. Në këto raste duhet të ndërhyjë bashkësia ndërkombëtare, spektri politik i vendit, ekzekutivi në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe përmes bisedimeve duhet që të stopohen saktë të tilla. Nuk duhet t’u jepet hapësirë e tillë sepse qe 23 vjet është gjendja e njëjtë, në veri”, u shpreh ai.
Bellaqaj tutje shtoi se askund në botë nuk mund të bëhet sikurse po bëjnë serbët në Kosovë.
Ai e kishte dhe një falënderim për Policinë e Kosovës që po qëndron në krye të detyrës për të mbrojtur vendin.
“Askund në botë nuk ekziston që brenda një territori të një shtetit të mos kryhen obligimet shtetërorë dhe të njëjtit pastaj të çrregullojnë situatën dhe të krijojnë destabilizim politik. Unë e përgëzojë Policinë e Kosovës për punën e bërë, KFOR-i, EULEX-i dhe FSK-ja duhet të jenë atje. Ai territor është i Kosovës sepse jo pa shkas ata po donë ta marrin, sepse ka shumë pasuri nëntokësorë në atë pjesë të Kosovës”, deklaroi ai.
Kurse për qytetarin Nezir Lekaj, përveç gjendjes shqetësuese në veri, atë po e shqetëson edhe deklarata e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, i cili e dënoi sulmin ndaj EULEX-it por jo edhe ndaj pjesëtareve të Policisë së Kosovës.
“Gjendja në veri të Kosovës është dramatike dhe shqetësuese. Më ra në sy deklarata e Borell-it që përmendi vetëm sulmin vetëm ndaj EULEX-it dhe jo edhe atë ndaj Policisë së Kosovës, nuk më erdhi mirë aspak. Për fat amerikanët dolën me një deklaratë më vonë dhe u bë çdo gjë e çartë. Ne duhet ta ruajmë qetësinë që të mos t’iu japim hapësirë për incidente”, tha ai.
E Afrim Kasumi nga Presheva thotë se është shqetësuese që qytetarët në komunat veriore nuk mund të lëvizin lirshëm.
Ai këtë e ndërlidhi me veprimet e ngjashme të serbëve në Luginën e Preshevës.
“Do të na sjellin probleme serbët. Me sa i kam përcjellë televizionet e tyre andej, ata me vendosmëri janë që të mos i lëshojnë ato territore sidomos atë të veriut ose të bëhet një element konstituiv në parlamentin e Kosovës që për çdo eventualitet të frenohet gjërat. Edhe qytetarët shqiptarë që jetojnë në komunat veriore nuk janë të lirë të ecin lirshëm, kurse ne në Preshevë jemi 98 për qind shqiptarë dhe vijnë serbët nga Vraja, Leskovci dhe Beogradi ecin lirshëm pa pengesa”, deklaroi Kasumi për Telegrafin.
Qytetarja Remzie Selmani, tha se edhe pse po duket të jetë gjendja e tensionuar në veri të Kosovës, po lutet që qytetarët shqiptarë të jenë mirë.
“Situata e tensionuar po duket andej nga veriu i Mitrovicës. Por po lutemi për qytetarët atje dhe shpresojmë që të bëhet mirë ”, tha shkurt ajo.
Në anën tjetër Ilmi Krasniqi për gjendjen e krijuar në veri, fajin po ua hedhë qeverive të kaluara ku sipas tij krerët e kaluar që ishin në krye të shtetit të Kosovës, bashkëpunuan me serbët dhe u dhanë çfarëdo që donin ata.
“Këtë gjendje e kanë sjellë hajnat që ishin më herët në pushtet sepse kanë bashkëpunua dhe e kanë sjellë këtë gjendje. Unë besoj fuqishëm dhe jam i bindur që Albin Kurti nuk e jep asnjë milimetër të shtetit. Nuk ka nevojë për panik sepse ata më së pari nuk kanë guxim ta pushtojnë prapë Kosovën, edhe pse po mendojnë që këtu gjërat janë si më parë, gjërat tani kanë ndryshuar në vendin tonë”, u shpreh ai.
Qeveria e Kosovës, SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar kanë bërë thirrje për largimin e menjëhershëm të barrikadave duke e dënuar po ashtu sulmin ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe atyre të EULEX-it, ku si pasojë e këtyre sulmeve një polic i Kosovës kishte mbetur i lënduar.
Si rrjedhojë e situatës së krijuar, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani mori vendim që të shtyhen për 23 në prill zgjedhjet, të cilat ishin paraparë që të mbahen në veri të vendit më 18 dhjetor./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje