Qytetarët shpenzojnë rreth 150 milionë euro në vit për shërim jashtë Kosovës

Qytetarët e Kosovës shpenzojnë rreth 150 milionë euro në vit për trajtime mjekësore jashtë vendit.
Këto shifra i ka dhënë kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla, duke u thirrur në statistikat e bankës Botërore.
Sipas tij, shërbimet mjekësore në vend vazhdojnë të mbesin të mangëta, andaj edhe qytetarët kërkojnë trajtime jashtë Kosovës.
“Konsiderojmë se për shkak të politikave që i kemi dhe mos marrjes së shërbimeve shëndetësore, shpenzohen 120 deri 150 milionë euro në vit nga qytetarët në spitale private (jashtë Kosovës). Sikur këto të holla të investoheshin brenda vendit, shërbimet do të ishin të mira. Këto shifra i ka publikuar Banka Botërore”, ka thënë Syla.
Përveç rasteve individuale të kërkimit të shërbimeve mjekësore jashtë vendit, një pjesë e tyre referohen për shërim jashtë edhe nga vend institucionet e Kosovës.
Ministria e Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës, gjatë vitit 2016, ka ndarë rreth 6 milionë euro për programin e dërgimit të pacientëve jashtë institucioneve publike shëndetësore.
Lulzim Uka, zyrtar për informim tha për Radion Evropa e Lirë se ka pasur 1958 aplikime për shërbime shëndetësore jashtë vendit, të formave të ndryshme. Prej tyre, kanë përfituar 1100 pacientë. Kurse shpenzimet për mbulimin e këtyre rasteve kapin shifrën prej 8 milionë euro.
“Buxheti ka qenë 6 milionë euro, derisa pjesa tjetër është bartur si borxh për këtë vit, gjë që dëshmon se ky buxhet nuk mjafton. Ministria e Shëndetësisë në baza ditore po punon në ngritjen e infrastrukturës në mënyrë që të ketë sa më pak nevoja për trajtim jashtë vendit”, ka thënë Uka.
Në anën tjetër, zyrtari për informim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Shpend Fazliu, ka thënë se rastet që nuk trajtohen brenda kësaj qendre, si institucion terciar referent për tërë Kosovën, referohen për trajtim jashtë vendit.
“Në kuadër të secilës klinikë brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ekziston konsiliumi prej tre anëtarësh dhe drejtorit të klinikës, që shqyrtojnë sëmundjet që duhet trajtuar jashtë institucioneve publike shëndetësore. Sëmundjet ndërlidhen kryesisht me leukeminë, por edhe me transplantet që nuk mund të kryhen (këtu)”, ka thënë Fazliu.
Sidoqoftë, sipas zyrtarëve të Ministrisë së Shëndetësisë, interesimi më i madh për trajtime jashtë vendit, është në citostatik me 187 aplikime, brakiterapi me 34, kardiologji me 637 aplikime.
Po ashtu, interesim për trajtim jashtë ka edhe për kardiokirurgji me 36 , kirurgji me 45, leukemi me 35, nefrologji me 23 aplikime, neurologji me 49, oftalmologji me 341, onkologji me 12, ORL me 42, ortopedi me 299, pediatri me 132 dhe të tjera, ku përfshihen 21 pacientë që kanë aplikuar për trajtim jashtë Kosovës. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Po udhëtonte drejt Londrës, udhëtarja nga Shqipëria kapet me 124 boksa cigare në Aeroportin e Prishtinës

Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

LVV dhe LDK përplasen për shkak të një vote

Numërimi i votave nga diaspora, Abdixhiku: Nuk arritëm rezultatin e menduar, por jemi rritur plot 70 mijë vota

LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

Numërimi i 66.31 për qind e votave me postë – LVV e para në 19 komuna përfshirë edhe ato me shumicë serbe, pasojnë LDK e PDK

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës